1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Borxhi i ri rekord, në të cilin pritet të hyjë Gjermania vitet e ardhshme, është edhe në qendër të shtypit të sotëm gjerman.

Eshtë për t'u lavdëruar që ministri i Financave Steinbrück nuk e zbukuron gjendjen dhe i përgatit qytetarët se do të vijnë kohë të vështira.

default

Gazeta «Landeszeitung» (Lüneburg) shkruan:

Në Gjermani ka 809 700 milionerë në dollarë. Që edhe këtyre u duhet të vuajnë prej krizës nuk përbën ndonjë ngushëllim për 81 milionë qytetarët, që jetojnë, sepse ata ka rrezik që në dekadat e ardhshme të mbeten lakuriq. Deri në vitin 2013 shtetit i duhet të marrë rreth 310 miliardë euro borxhe të reja. S'është pra çudi që për shkak të aftësisë së shtetit për të vepruar, të kufizuar në ekstrem, ministri i Financave Steinbrück parashikon luftëra të ashpra për shpërndarjen e tyre. Për të mbledhur 310 milliardë euro, secilit prej milionerëve në dollarë, që jetojnë në Gjermani do t'i duhet të paguante rreth 500.000 Dollarë. Që këtë gjë do ta bënte të paktën 1 % e të pasurve është pothuaj aq e mundshme sa edhe krijimi i një politike të thjeshtë dhe të drejtë fiskale prej qeverisë së ardhshme gjermane.


Gazeta Südkurier, që del në Konstanz shkruan:

Është për t'u lavdëruar që ministri i Financave Steinbrück nuk e zbukuron gjendjen dhe i përgatit qytetarët se do të vijnë kohë të vështira. Gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë. Nisur nga borxhet, që pritet të merren, gjë që kur e dëgjon të shkaktojnë marrje mendsh, është i nevojshëm sensi i realitetit dhe jo fjalë boshe. Por Steinbrücku dhe bashkë me të edhe qeveria gjermane duhet t'i shtrojnë vetes pyetjen: a i plotësoi koalicioni qeveritar detyrat e veta? Në të vërtetë, jo. Borxhi i ri mund të bëhej zero, më shpejt nga sa ishte planifikuar, por në vend të kësaj vazhdoi shpenzimi i parave, më tepër se sa ishte e nevojshme. A po na thotë politika se si ka ndër mend që të dalë nga mali i borxheve? Jo. Jemi në periudhë fushate elektorale dhe kush flet në raste të tilla për rritje taksash? Po qytetarët nuk janë budallenj, Ata e kuptojnë se nuk po u thuhet e vërteta. A e forcon kjo besimin te politika? Jo.

(pp/av)


  • Data 25.06.2009
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iayo
  • Data 25.06.2009
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iayo