1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Borxhet e nesërme të shtetit do të jenë pasnesër tatimi i qytetarëve"

Gjermania është e vendosur të luftojë krizën financiare dhe ekonomike. Qeveria gjermane miratoi paketën koniunkturore nr. 2, e cila sot është temë qendrore në të përdishmet gjermane.

default

Nga komenti i 'Süddeutsche Zeitung' shkëpusim: "Po të shikosh përreth në Evropë, atëherë bëhet e qartë që Gjermania me dy paketat e saj koniunkturore, me një volum të përgjithshëm prej 75 miliardë eurosh, përkundër kritikave të drejta po e dëshmon se vazhdon të mbetet ekonomia më e rëndësishme kombëtare në Bashkimin Evropian. Ajo po e dëshmon këtë më shpejt sesa dëshiron ta pranojë ndonjë president i vetëdashuruar. Thënë ndryshe me fjalët e presidentit francez, Nikolas Sarkozy: Franca mendon, Gjermania vepron".

'Frankfurter Allgemeine Zeitung' po për të njëjtën temë shkruan: "... Dihet që borxhet e nesërme të shtetit do të jenë pasnesër tatimi i qytetarëve. Megjithatë deri në shtator në Gjermani do të vlejë një llogaritje tjetër kohore. Dhe ne nuk duhet të çuditemi që pikërisht atëherë kur do të bëhet fjalë për ndarjen e miliardave, në koalicion do të veprohet sipas parimit 'më jep që të të japë'."

Paketa e koniunkturës II zë një hapësirë të rëndësishme edhe në faqet e gazetës 'Kölner Stadt-Anzeiger': "Qeveria federale gjermane u dorëzua para presionit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe u përmirësua për t'u përballur me krizën. Dy paketat së bashku përafërsisht kapin shumën e 2.5 përqind të produktit social bruto. Kjo nuk është shaka - 50 miliardë euro nuk bien nga qielli. Borxhet e reja do të kapin shuma të papara deri tani. Fjala 'shlyerje e borxhit' në vitet e ardhshme do të mbetet një fjalë e huaj dhe do të qëndrojë mbi gjeneratat e ardhshme si shpata e Damokleut."




  • Data 14.01.2009
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GY3A
  • Data 14.01.2009
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GY3A