1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Borusia e Dortmundit kampione e Gjermanisë

Rrallë herë ndonjë ekip ka dominuar Bundesligën gjermane si Borusia e Dortmundit këtë vit. Kampioni me ekipin më të ri në historinë e futbollit gjerman shënoi edhe disa rekorde.

default

Birrë për kampionët

Borusia e Dortmundit dy ndeshje para përfundimit të kampionatit siguroi titullin e kampionit. Ndërkohë që para fillimit të kampionatit, gati askush nuk e ka përmendur si kandidat serioz për këtë titull. Të gjithë ekspertët ishin të mendimit se Bajerni i Mynihut sërish do të triumfojë. Ndërsa për Borusinë e Dortmundit mendohej se do të mjaftonte, sikur të kualifikohej për Ligën e Evropës. Por gjërat u zhvilluan ndryshe.

Bundesliga 32. Spieltag 2010/11 Dortmund Nürnberg Flash-Galerie

Për dallim prej bavarezëve, Borusia këtë vit ka luajtur deri tani një kampionat të jashtëzakonshëm dhe me plot meritë, dy ndeshje para përfundimit të kampionatit, siguroi titullin e shtatë në historinë e Bundesligës gjermane. Në ndeshjen e ditës së shtunë dominoi tërë kohën ekipin nga Nyrembergu dhe fitoi me rezultat 2:0 me golat e Lukas Bariosit dhe Levandovskit. Borusia tani ka tetë pikë më shumë se Bajeri i Leverkuzenit, i cili të shtunën humbi nga Këlni.

Lojërat e Borusisë befasonin tifozët dhe ekspertët vetëm në fillim të kampionatit. Por që në sezonin vjeshtor u pa se ky ekip është në rrugën më të mirë të dominojë kategorinë e parë gjermane në futboll. Në pjesën vjeshtore ai arriti diferencën më të madhe në historinë e kampionateve gjermane. Në pranverë Borusia pësoi disa humbje të papritura, por as kjo nuk zbehë shkëlqimin e saj.

Lojtarët e trajnerit Jörgen Klopp shënuan edhe një rekord tjetër: tetë fitore të njëpasnjëshme në fushat e kundërshtarëve. Deri tani ajo ka shënuar 22 fitore dhe katër humbje. Borusia mund të thyejë edhe rekordin për nga numri i golave që ka pësuar - deri tani (dy ndeshje para përfundimit të kampionatit) vetëm 19 gola, ndërkohë që rekordi për një kampionat (Bajerni i Mynihut në kohën e portierit Oliver Kahn) është 21. Mesatarisht në ndeshjet e këtij ekipi kanë qenë të pranishëm në stadiumin në Dortmund 79.052 shikues, që është një rekord tjetër.

Fußball, 1. Bundesliga, 10. Spieltag, 1. FSV Mainz 05 - Borussia Dortmund, am Sonntag (31.10.2010) im Bruchwegstadion in Mainz. Die Dortmunder Nuri Sahin (l), Mario Götze (vorne r) und Mats Hummels jubeln nach dem Tor zum 2:0 durch Barrios. Foto: Fredrik von Erichsen dpa/lrs (Achtung Sperrfrist! Die DFL erlaubt die Weiterverwertung der Bilder im IPTV, Mobilfunk und durch sonstige neue Technologien erst zwei Stunden nach Spielende. Die Publikation und Weiterverwertung im Internet ist während des Spiels auf insgesamt sechs Bilder pro Spiel begrenzt.) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Götze

Me lojën atraktive, Borusia ka joshur jo vetëm tifozët e vet por edhe dashamirët neutral të futbollit në mbarë Gjermaninë dhe jashtë vendit. Shumica e lojtarëve janë të moshës më të re se 22 vjet. Disa prej tyre marrin pjesë për herë të parë në kategorinë e parë si profesionist. Në lojën e kësaj skuadre nuk ka ndikuar dukshëm madje as dëmtimi i mesfushorit, japonezit Shinji Kagava i cili në pjesën vjeshtore ishte një prej befasive më të këndshme të kampionatit. Atë e zëvendësoi me plot sukses 18 vjeçari Mario Götze, i cili ndërkohë ka debutuar edhe për kombëtaren e Gjermanisë dhe konsiderohet si një prej talentëve më të mëdhenj gjermanë. Gjatë këtij kampionati shkëlqyen edhe lojtarët tjerë të rinj, si Nuri Sahin, Kevin Großkreutz, Marcel Schmelzer apo Sven Bender. Ata kishin një mbështetje të jashtëzakonshme tek lojtarët më me përvojë, si qendërsulmuesi Lucas Barrios apo kapiteni dhe portieri Roman

Borussia Dortmund Kuba Tor

Kapiteni si mbështetje.

Weidenfeller. "Është kjo një ndjenjë e papërshkrueshme. Këtë ndjenjë e ka dëshiruar tërë Dortmundi dhe rajoni dhe jam i lumtur që ia dolëm", tha kapiteni.

Megjithatë arkitekti kryesor i suksesit është trajneri Jürgen Klopp, i cili pa shumë para, krijoi një ekip për lakmi. Para tre vitesh ai nga Mainci erdhi në Dortmund, i cili për shkak të borxheve tepër të mëdha kërcënohej nga falimentimi. Në kampionatin 2008/09 zuri vendin e gjashtë, ndërsa vitin e kaluar ishte i pesti. Këtë vit dy javë para përfundimit të kampionatit siguroi titullin dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve!

Klubi nga Dortmundi tani llogaritë me rreth 20 milionë euro të ardhura shtesë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Prej fillimit të këtij kampionati, aksionet e klubit janë rritur për 150 %. Të gjitha këto suksese kanë bërë që udhëheqësit e klubit të zgjasin para kohe kontratën me 43 - vjeçarin Jörgen Klopp deri në vitin 2014.

Pas fitores ditën e shtunë, Klopp tha se "e ndjen veten më shumë të lehtësuar ng

Dortmund ist Meister 2011 Fußball Bundesliga Deutschland FLASH-GALERIE

Jürgen Klopp në duart e lojtarëve.

a presioni i madh i kohëve të fundit, se sa që ka rënë në ndonjë eufori". Por ai ishte "shumë krenar me ekipin dhe suksesin e arritur".

Ndonëse që dje mijëra tifozë festuan gati tërë natën në rrugë dhe nëpër restorante, manifestimi kryesor festiv do të organizohet pas dy javësh, në përfundim të kampionatit.

Shumë trajnerë, lojtarë dhe udhëheqës të klubeve uruan kampionin e ri me fjalët se ka fituar më i miri.