1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Borko Stefanoviq viziton Prishtinën

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën Borko Stefanoviq, arriti në Prishtinë i përcjellë nga policia e Kosovës. Gjatë bisedimeve me zëvëndëskryeministrin Kuçi, pati protesta para ndërtesës së qeverisë.

Auf dem Foto ist der Chef des serbischen Verhandlungteams Borko Stefanovic

Borko Stefanoviq, kryetar i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën

Gjatë kohës së zoti Stefanoviq, zhvillonte biseda me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi në ndërtesën e qeverisë dhjetëra aktivistë të lëvizjes Vetvendosja, thyen më gurë xhamat e stacionit të policisë dhe dëmtuan disa makina qeveritare. Policia speciale përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe gjatë intervenimit mësohet, që disa protestues të jenë lënduar, po ashtu si edhe disa policë.

Takimet e zotit Stefanoviq me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, zëvëndëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe shefen e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, iu janë shmangur mediave. Kjo për faktin që protokolli i një vizite zyrtare obligon që gjatë paraqitjes para mediave, në sfond duhet të shiheshin flamujt e të dyja shteteve në këtë rast Kosovës dhe Sebisë dhe kjo ka qenë arsyeja pse, zyrtari nga Serbia dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës nuk u paraqiten para mediave.

Verhandlungen zwischen Serbien und dem Kosovo

Edita Tahiri

Megjithatë merret vesh se në këtë takim, është diskutuar për zgjidhjet e mundshme të çështjeve që janë diskutuar deri tash në Bruksel, që kanë të bëjnë me telekomunikacionin, elektroekonominë dhe lëvizjën e lirë.

Vizita në Kosovë e zyrtarit serb Borko Stefanoviq dhe takimet e tij me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, kësaj radhe nuk janë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini, vetëm e ka përshëndetur vizitën e zyrtarit serb në Kosovë.“Mendoj, se është një gjë pozitive që zoti Stefanoviq vjen në Prishtinë. Mendoj se dialogu është një rrugë për të zgjidhur gjërat dhe mendoj, se me këtë Kosova tregon se është e përkushtruar dhe e angazhuar në dialog”, thotë Fernando Gentilini.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur vizitën në Kosovë të zotit Stefanoviq, duke thënë se kjo vizitë shënon një hap përpara drejt marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbinë.“Mund të them se është një fillim i njohjes “de jure, nga Serbia për Republikën e Kosovës. Në të ardhmën e afërt mund të ndodhë lehtë, që edhe zyrtarët e Kosovës ta vizitojnë Serbinë. Kjo është në të mirë të dy shteteve tona dhe dy popujve tanë për të ardhmën tonë të një fqinjësie të mirë në mënyrë që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evrpian”, thotë kryeministri Hashim Thaçi.

Regierungsgebäude im Kosovo

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës, Prishtinë

Vizita në Kosovë e shefit të delegacionit të Serbisë në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviq, është kundërshtuar nga partitë politike opozitare, të cilat këtë vizitë e kanë cilësuar si provokim dhe fyrje për institucionet e Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM