1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bora dhe ngricat shkaktojnë kaos në komunikacion në Evropë

dpa / M.Kelmendi13 Mars 2013

Në prag të pranverës dimri godet Evropën me të gjtihë forcën e vet. Bora dhe ngricat në shumë vende kanë shkaktuar kaos në komunikacion. Në mbarë Evropën janë anuluar qindra fluturime.

https://p.dw.com/p/17w6i
APA11023506 - 17012013 - SCHWECHAT - ÖSTERREICH: Starke Schneefälle haben am Donnerstag, 17. Jänner 2013, im Osten Österreichs zu einem massiven Wintereinbruch geführt. Auf dem Flughafen Wien-Schwechat wurden durch den Schneefall Flüge abgesagt und verschoben. Im Bild: Ein mit Schnee beladener LKW vor AUA-Flugzeugen am Flughafen Wien-Schwechat.
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Gjermani aeroporti më i madh Frankfurt mbi Main është mbyllur përkohësisht. Rreth 3000 pasagjerë e kanë kaluar natën (13.03.2013) në aeroport. Edhe trenat në Hessen, Rheinland -Pfalz dhe Saarland nuk kanë funskionuar për shkak të problemeve të krijuara. Nëpër rrugët gjermane ka pasur më shumë se njëmijë aksidente. Në Francë është ngritur edhe një shtab emergjent krize. Aty kanë mbetur pa rrymë elektrike rreth 100.000 shtëpi, ndërsa kanë mbetur të bllokuar trena dhe makina me njerëz. Ngricat në trafikun rrugon kanë shkkatuar edhe dy viktima në njerëz. Në veri të Francë rreth 2500 automjete mbetën të bllokuara në një vend. Për shkak të rrugëve të mbuluara ngrica edhe autobusët publikë qëndorjnë nëpër depo.

Ein ICE fährt am Dienstag (28.12.2010) in Hamburg in den Hauptbahnhof ein. Etwa 50 Reisende eines ICE haben in der Nacht zum Dienstag nach einem Stromausfall kurz vor dem Hamburger Hauptbahnhof zwei Stunden festgesessen. Der Zug war von München nach Hamburg unterwegs gewesen, als es gegen 00.35 Uhr einen Kurzschluss in der Oberleitung gab, berichtete ein Sprecher der Deutschen Bahn. Foto: Angelika Warmuth dpa/lno (zu dpa 0090 vom 28.12.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance / dpa


Të paktën 300 fluturime u anuluan në aeroportin e Parisit, “Charles de Gaulle”. Gjithshtu u pezullua lëvizja e trenave të shpejtësisë së lartë mes Parisit dhe Londrës. Në juglindje të Anglisë qindra shoferë e kanë kaluar natën në rrugë. Në Belgjikë trafiku i trenave të linjave ndërkombëtare është bllokuar. Aeroporti Zaventemit aktualisht është i hapur, por po shtohet numri i fluturimeve, që po devijohen në aeroporte të tjera. Në Rusi komplet trafiku ajror dhe ai rrugor u paralizua për shkak të reshjeve të borës, që vazhduan me orë të tëra. Tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës kanë pasur vonesa në nisjen dhe mbërritjen e avionëve.
Sipas meteorologëve, i ftohti do të mbërrijë edhe në Itali duke i zbehur shpresat për ardhjen e pranverës. Në javët e ardhshme i ftohti me ngrica do të mbërrijë edhe në Jug. Vetëm këtë fundjavë sipas ekspertëve do të ketë ngritje të pakët të temperaturës.