1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bomba dhe raketa - Zgjedhjet parlamentare në Afganistan u zhvilluan nën kërcënimin e shpërthimeve

Megjithë dhunën dhe kërcënimet, afganët zgjodhën të shtunën (18.9.) parlamentin e ri, i dyti prej rrëzimit të regjimit të talibanëve në fund të vitit 2001. Më shumë se 10,5 milionë afganë ishin thirrur në votim.

Një grua kalon para posterave me kandidatë për zgjedhjet parlamentare

Një grua kalon para posterave me kandidatë për zgjedhjet parlamentare

Talibanët e bën realitet kërcënimin e tyre. Që në orët e para të votimit të së shtunës pati sulme me raketa në Kabul. Edhe veriu i Afganistanit u trondit nga sulmet. Në Baghlan pati shkëmbime zjarri. Në Kunduz bundesveri gjerman njoftoi për sulme me raketa dhe vënie në shënjestër të ushtarëve. Agjensia afgane PAN njoftoi se nga atentatet e së shtunës humbën jetën 15 njerëz. Qendrat zgjedhore u mbyllën në orën 16:00 me orën e vendit. Ministria e Brendshme në Kabul njoftoi se talibanët nuk ia dolën të pengonin zgjedhjet. 92% e qendrave zgjedhore kanë qenë të hapura, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Duket se në zgjedhjet e së shtunës kanë votuar më shumë votues se sa pritej. Drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fasel Ahmed bëri fjalë për një pjesëmarrje deri në 32%. Edhe trupa e ISAF-it kumtoi se zgjedhjet qenë më të qeta se ato të vitit 2009. Të shtunën pati 303 incidente, ndërkohë që në zgjedhjet presidenciale të gushtit 2009 u njoftuan 479 incidenten, njofton trupa e NATO-s, ISAF. Por i dërguari i OKB-së, Staffan de Mistura i tha BBC se gjendja e sigurisë nuk ishte shumë e mirë. Duhet të presim se sa kanë ndikuar kët incidente në rrjedhën e zgjedhjeve, tha de Mistura.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare bëhet publicitet

Në prag të zgjedhjeve parlamentare bëhet publicitet

Afganët nuk shpresojnë në zgjedhje të lira

Talibanët kishin kërcënuar me sulme këdo që merr pjesë në zgjedhje që më parë. Por siguria nuk është elementi i vetëm që i shqetëson afganët. Shumë prej tyre i mbajnë mend zhvillimet rreth zgjedhjeve të fundit presidenciale, për shkak të falsifikimit të madh të rezultateve.

Zgjedhjet konsiderohen si test për stabilitetin demokratik të Afganistanit. Një çështje që mbetet të sqarohet është se sa manipulime pati. Shumë vetë nuk besojnë në zgjedhje të lira dhe nuk votojnë. Por Farid Sarwar, banor i provincës Sarepol, në pjesën qendrore të Afganistanit, thotë se ai që nuk voton, në mënyrë indirekte i jep votën lordëve të luftës, të cilët kanë kandiduar edhe kësaj radhe. „Ne do ta shfrytëzojmë këtë shans për të vendosur gjërat në rrugën e duhur. Duhet votuar për ata të cilët angazhohen për të drejtat e njeriut, sepse kjo është në të mirën tonë."Deri tani nuk dihet se sa afganë mendojnë si Farid Sarvar, por gati askush nuk pret zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pllakate gjithkund

Pllakate gjithkund

Madje as Komisioni zgjedhor (IEC) nuk e kishte përjashtuar më parë mundësinë e parregullsive. Komisioni kumtoi se janë regjistruar për zgjedhje 17,5 milionë vetë, ndonëse të drejtën e votës në tërë vendin e kanë vetëm 12,5 milionë zgjedhës. Në zonën kufitare me Pakistanin janë zbuluar së fundi me mijëra letërnjoftime të falsifikuara. Kryeari i Komisionit Fazel Ahmad Mahnawi shpjegon. „Ka disa qarqe të cilat me të gjitha mjetet përpiqen që të hedhin hijen e mosbesimit mbi këto zgjedhje. Por secilin mund ta siguroj se anëtarët e komisioneve nuk do të lejojnë të manipulohen.“

Manipuluesit kërcënojnë votuesit

Rreth 7000 vëzhgues afganë dhe 500 të huaj kujdesen për transparencën e zgjedhjeve. Gul Mekai, kandidate nga Mazar-e Scharif megjithatë mbetet skeptike, sepse manipuluesit e zgjedhjeve janë të paskrupullt. „Ata së pari përdorin paditurinë e njerëzve për t'i manipuluar ata gjatë votimit. Ndërkohë që edhe kërcënojnë me fjalët se nëse nga një fshat nuk jepen për partinë e tyre votat e mjaftueshme, do të dënohet i gjithë fshati.“

Anëtarët e komisioneve nuk mund të bëjnë asgjë kundër metodave të tilla, thotë Gul Mekai, një nga 407 kandidatet në këto zgjedhje. Megjithatë pohon se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Rezultatet e zgjedhjeve do të dihen deri më 30 tetor.

Autor: Ratbil Shamel/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi/Lindita Arapi

  • Data 18.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PEdy
  • Data 18.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PEdy