1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bojkoti parlamentar armë politike jo gjithnjë e suksesshme

Situata politike në Shqipëri ishte në fokusin e forumit që organizoi Shoqata gjermane për Evropën Juglindore në ambientet e Deutsche Welle-s të martën (06.12.2011).

Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar

"Bojkotimi i parlamentit - Kostante e zakonshme në kulturën politike të Shqipërisë?" ishte tema e referatit të mbajtur nga Fabian Schmidt, i cili ka drejtuar për disa vjet programin në gjuhën shqipe të Deutsche Welle-s.

Vendimi i marrë nga Komisioni i BE-së më 11 tetor 2011 për t'i shtyrë bisedimet e pranimit të Shqipërisë duhet të analizohet. Ai duhet të ketë qenë një goditje e rëndë për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, i cili me marrjen e detyrës e shpalli si prioritetin kryesor fillimin e bisedimeve për antarësimin. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë me 5-6 përqind rritje në vit, papunësia 12 përqind, borxhi i jashtëm 17 përqind të prodhimit social bruto, privatizimi, nuk duhet të kenë qenë shkaqe që e kanë bërë Komisionin e BE-së t'i shtyjë bisedimet.

Fabian Schmidt

Fabian Schmidt

Konstate pozitive të politikës shqiptare në 20 vitet e fundit kanë qenë: Orientimi perëndimor, anëtarësimi në NATO, pjesëmarrja e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, megjithëse në mënyrë simbolike, kontrobuti pozitiv në krizat rajonale për të ndikuar në moderimin e shqiptarëve në rajon, reformat e policisë, forcimi i institucioneve shtetërore. Asnjëri nga këta faktorë nuk ka përbërë pengesë për pranimin e Shqipërisë. Ndërsa bojkoti politik ka qenë një nga kontanstet tipike të politikës shiptare në këto 20 vjet, gjë që sipas Fabian Schmidt, duhet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore që e ka bërë Komisionin e BE-së ta shtyjë vendimin për fillimin e bisedimeve të antarësimit.

Kush vendos në fakt, cilat janë temat e rendit të ditës në Shqipëri?

Pyetja që shtrohet është çfarë po ndodh me Shqipërinë? Megjithëse kushtet plotësohen, pse nuk fillojnë bisedimet? Problemi kryesor i Shqipërisë, është kultura parlamentare. Bojkotimi i parlamentit është kthyer në armë të preferuar të politikës në Shqipëri. Ai ka rrënjë të thella në opozitën shqiptare dhe vazhdon të përdoret si armë politike duke dëmtuar vendin dhe zgjedhësit.

Fabian Schmidt, bën një historik të bojkotit parlamentar në Shqipëri, si ky mjet u përdor me sukses për herë të parë në vitin 1991, dhe si është përdorur paskëtaj gjithnjë nga opozita, pavarësisht cila forcë politike ka qenë në opozitë: PS apo PD-ja, në 1997, në 2001 dhe në 2005, si dhe së fundi në 2009. Por, bojkoti parlamentar ka kuptim vetëm kur ka sukses, dhe suksesin ai e arrin vetëm kur tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, i cili ndërhyn jo gjithnjë si duhet.

Logo e Shoqatës për Evropën Juglindore, organizatore e forumit

Logo e Shoqatës për Evropën Juglindore, organizatore e forumit

"Çfarë do të thotë kjo? Ka ardhur koha që aktorët politikë në Shqipëri të mësojnë të humbasin dhe ta pranojnë humbjen, kurse aktorët ndërkombëtarë duhet të mësojnë në cilat çështje duhet të ndërhyjnë në Shqipëri," nënvizon Fabian Schmidt. Aktorët ndërkombëtarë duhet nganjëherë të mësojnë të presin dhe duhet të ndërhyjnë vetëm për të ndihmuar ngritjen e institucioneve. Ndërhyrja nga jashtë për arritjen e kompromiseve apo vendosjen e dialogut, ka dëmtuar institucionet demokratike brenda partive. Sa herë që krijohen konflikte politike bëhen përpjekje të arrihet ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar. Dhe ky nuk ndërhyn gjithnjë si duhet.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Vilma- Filaj Ballvora