1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bojkoti agrar rus: pak pasoja për Gjermaninë

Rusia është krahas SHBA vendi më i rëndësishëm importues për ushqimet gjermane jashtë Evropës. Megjithatë, pasojat e bojkotit rus janë të kufizuara - tendenca e rënies ekziston prej kohësh.

Lista e sanksioneve të Moskës është e gjatë: fruta, perime, peshk, mish, produkte qumështi - të gjitha këto nuk lejohet këtej e tutje të importohen më në Rusi nga BE, SHBA, Norvegjia, Australia dhe Kanadaja në Rusi. Sipas analistit rus Dmitri Polewoj, ndalimi i importit prej një të dhjetën e importeve agrare ruse.

Gjermania është krahas Hollandës furnizuesi kryesor evropian me ushqime për Rusinë. Vitin e kaluar, ekonomia agrare gjermane e furnizoi Rusinë me mallra me vlerë 1,6 miliardë euro. "Do të ketw humbje të qarta për prodhuesit dhe eksportuesit tanë", paralajmëroi kryetari i kryesisë të Dhomës së Tregtisë së Jashtme Gjermano-Ruse, Mihael Harms në Deutschlandfunk. Përfaqësues të tjerë të ekonomisë kërkojnë që të zgjerohen tregjet ekzistuese të vendeve të treta dhe të gjenden tregje të reja.

Ministri gjerman për Çështjet Agrare është i qetë

Ministri agrar përkatës e sheh situatën shumë i qetë: Christian Schmidt i tha ZDF se nuk pret turbullira në treg dhe rritje të mëdha çmimesh. Si treg alternativ për prodhuesit e frutave dhe perimeve, ministri i Bujqësisë përmendi Kinën, ku ai do të udhëtojë së shpejti për bisedime. Schmidt tha më tej se "së shpejti" pritet një takim i parakohshëm i ministrave agrarë të BE.

Lista e produkteve agrare që Gjermania i dërgon Rusisë është e gjatë. Më e rëndësishme ishte vitin e kaluar tregtia me mish dhe produkte mishi, e pasuar me distancë të madhe nga mishi dhe produktet e mishit. Edhe në eksportin e bukës dhe të produkteve të pastiçerisë, të produkteve me kakao si dhe tek çokollatat, vlera e eksportit ishte më shumë se 100 milionë euro. Frutat dhe perimet gjermane shiten shumë më pak në Rusi. Kështu p.sh., për vitin 2013 në Rusi u eksportuan patate dhe produkte të patates me vlerë 10 milionë euro. Më e rëndësishme se tregtia me ushqime është për Gjermaninë eksporti në Rusi i mallrave industriale si makineri, automjete dhe produkte kimike. Në Rusi përgjithësisht shkon vetëm 3,3 përqind e eksporteve gjermane.

Rusia e mbyll tregun e saj

Që para bojkotit rus eksportuesit gjermanë të produkteve agrare kanë parë rënie të biznesit: eksporti i mallrave bujqësore dhe ushqimore vitin e kaluar ra me 14 përqind. Nëse në vitin 2011 gjermanët dërguan rreth 80 mijë tonë djathë në Rusi, një vit më vonë ishin vetëm 40.000 tonë. Në vitin 2013 numri u përgjysmua sërish. Në përgjithësi, Gjermania eksportoi vitin e kaluar në Rusi qumësht dhe produkte qumështi në vlerën 165 milionë euro - gjysmën e shumës së eksportuar më 2012. Edhe eksporti i produkteve të mishit ka rënë.

"Vitet e fundit Rusia është kthyer pas në proteksionizëm", i thotë Reimer Böge, ekspert i CDU-së në Parlamentin Evropian gazetës Süddeutsche Zeitung. Përballë ndalimeve të mëparshme të importit bën që sanksionet aktuale ruse të kenë ndikim vetëm të kufizuar në bujqësinë gjermane.

LINK: http://www.dw.de/dw/article/0,,17840985,00.html