1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bodigardi i Bin Ladenit në Gjermani

Një person, që dyshohet se ka qenë truprojë e udhëheqësit të Al-Kaidës, jeton prej vitesh në Gjermani. Autoritetet e konsiderojnë 36-vjeçarin të rrezikshëm, por përpjekjet për ta ekstraduar kanë qenë deri tani të kota.

********************************************!!!!!ACHTUNG EINGESCHRÄNKTE RECHTE: Das Foto darf nur für Artikel verwendet werden, die bis einschließlich 04.09.2012 veröffentlicht werden. danach ist das Bild erneut HONORARPFLICHTIG !!!!!!!!!!!!!!!!!! NUTZUNG NUR ONLINE ********************************************************** Hier ist der Salafist Sami. A abgebildet. Er ist mutmaßlicher ehemaliger Leibwächter Bin Ladens, der in Bochum wohnt. Zugeliefert durch Arnd Riekamann am 8.8.2012. Copyright: Matthias Graben (WAZ)

Salafisti Sami A.

Prej tetë vjetësh tuniziani Sami A. jeton në Bohum. 36-vjeçari jeton i patrazuar me gruan dhe fëmijët në qytetin në landin gjerman Nordrhein-Westfalen. Komshinjtë thonë se është modest. Por me sa duket kryetari i familjes nuk është qytetar i pafajshëm. "Ne e konsiderojmë Sami A. si një predikues të rrezikshëm", tha në fillim të javës (06.08.2012) presidenti i Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës në landin Nordrhein-Westfalen, Burkhard Freier. Kjo zyrë e mbikqyr Sami A. që prej tetë vjetësh.

Das Gebäude der Generalstaatsanwaltschaft München Juli 2009

Prokuroria Federale Gjermane

Edhe Prokuroria Federale, instanca më e lartë e procedurës penale në mbrojtje të shtetit, ka zhvilluar hetime në lidhje me tunizianin. Ka pasur një dyshim fillestar, që Samir A. mund të jetë anëtar i një organizate të huaj terroriste. Por në maj 2007 çështja u rikthye sërish për shqyrtim. Dyshimi në atë kohë nuk mbështetej dot sa duhej me prova. Dhe gjendja nuk ka ndryshuar deri sot: "Prova të mjaftueshme faktike për një vepër penale, që është brenda kompetencave të Prokurorisë së Përgjithshme, nuk janë ende të njohura në lidhje me këtë person", pohoi zëdhënësi i Prokurorisë Federale në Karlsruhe, i pyetur nga DW.

Siç njofton grupi i gazetave WAZ, Sami A. duhet të ketë rekrutuar në xhaminë e Bohumit të rinj myslimanë për "luftën e shenjtë". Në këtë kontekst ai duhet të jetë përgjegjës edhe për radikalizimin e dy anëtarëve të të ashtuquajturës celula e Al-Kaidës.

Celula e Bohumit dhe e Dyseldorfit

Sipas WAZ Sami A. u ka dhënë mësim të dy të dyshuarve për terrorizëm në xhaminë e Bohumit. Ai duhet ta ketë pajisur 21-vjeçarin Amid C. nga Bohumi dhe 28-vjeçarin Halil S., nga Gelsenkirheni fqinj, me armët ideologjike për plane terroriste. Të dy përgjigjen në Dyseldorf para gjyqit me akuzën, se kishin planifikuar një sulm së bashku me dy bashkëpunëtorë. Sipas akuzës, ata donin të ndiznin një bombë thërmuese në mesin e një turme njerëzish, për "të përhapur frikë dhe tmerr në Gjermani".

Por sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme, Sami A. nuk ka qenë i vetëm përgjegjës për rekrutimin e celulës së Dyseldorfit. I bashkëakuzuari i tij Abdeladim El-K. ka planifikuar sulmin dhe ka rekrutuar bashkëpunëtorë.

Në internet gjendej deri të hënën një video, në të cilën Sami A. predikon fenë islame duke marrë një qëndrim shumë radikal: Familiarët, që nuk besojnë si duhet, thotë salafisti, nuk i përkasin familjes. Klipi është zhdukur ndërkohë nga interneti: "Kjo video është hequr nga rrjeti", thuhet shkurt në platformën e internetit Youtube. A është fshirë ajo për të humbur gjurmët? Së fundi radioja gjermane WDR, transmetoi në një rubrikë televizive një pjesë të videos, dhe edhe media të tjera po e shqyrtojnë tani rastin.

"Ide çoroditëse"

Der Imam Ahmad Aweimer (r) erläutert am Dienstag (19.06.2011) in Bochum in der Moschee des Islamischen Kulturvereins einer Schulklasse den Islam. Gut vier Millionen Muslime leben in Deutschland. Vorurteile und Misstrauen gibt es auf beiden Seiten. Die Politik will Defizite bei der Integration im Dialog aufarbeiten. Eine wichtige Rolle spielen die Imame. Foto: Oliver Berg dpa/lnw (zu dpa/lnw: Imam in Deutschland: «Kämpfen gegen Vorurteile» vom 29.07.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ahmad Auaimer

Në mesin e myslimanëve në Bohum Sami A. nuk është i panjohur. Në xhaminë Khaled, në lagjen Hustadt, thonë se tuniziani tolerohet vetëm si vizitor atje. Ai nuk lejohet të predikojë. Idetë e tij për Zotin ndëshkues janë shumë çoroditëse, i tha WDR Ahmed Auaimer i xhamisë Khaled. Por ai pranon gjithashtu, që kjo xhami në Bohum është frekuentuar më parë nga një anëtar i dyshuar i celulës terroriste të Dyseldorfit. Më shumë nuk dihet. Pra nuk dihet as nëse të dyshuarit për terrorizëm janë takuar atje me Sami A. dhe janë radikalizuar nga tuniziani. Në qoftë se akuzat konfirmohen, Sami A. do të ndalohet menjëherë të hyjë në xhami, i tha Auaimer WDR: "Ne duhet ta mbrojmë rininë tonë, ne duhet të mbrojmë edhe shoqërinë tonë."

Xhamia Khaled është përmendur disa herë në titujt e gazetave. Edhe Ziad Jarrah, njëri nga atentatorët e 11 shtatorit 2001 duhet të jetë lutur dikur këtu. Disa ekspertë thonë se në procesin e Dyseldorfit nuk bëhet fjalë pën ndonjë celulë të Al-Kaidës nga Dyseldorfi, por flitet për një "celulë nga Bohumi".

Prof. Dr. Stefan Reichmuth Ruhr-Universität Bochum Seminar für Orientalistik und Islamwissenschaften

Prof. Dr. Stefan Reichmuth

Duket se nuk është rastësi që Bohumi terheq me sa duket herë pas here islamistë të dhunshëm. Qyteti ka qenë që nga vitet 1970 qendër për refugjatët politikë nga vendet myslimane, thotë Stefan Reichmuth, profesor për orientalistikë dhe studime islame në universitetin e Bohumit. Në lidhje me faktin që pikërisht në Gjermani predikuesit liberalë ekstremistë arrijnë shpesh të radikalizojnë studentët myslimanë, Reichmuth ka një tjetër tezë: Ai flet për një "strukturë difuze të xhamive për muslimanët arabë". Forumet e xhamive janë të përfaqësuara në mënyra të ndryshme dhe nuk ka asnjë mbikëqyrje. Predikuesit shpesh kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë boshllëqet, thotë Reichmuth në intervistë për DW. "Dhe kështu dikush mund të bëhet i rëndësishëm në një xhami, në qoftë se jep kurse kurani në arabisht, apo diçka tjetër."

Qyteti i Bohumit është përpjekur ta dëbojë Sami A. për në Tunizi. Por dëbimi u revokua nga ana e Gjykatës Administrative në Gelsenkirhen, ndër të tjera për shkak se Sami A. është i martuar me një gjermane dhe çifti ka tre fëmijë. Qyteti e ka çuar çështjen në apel. Tani duhet të vendosë Gjykata më e lartë administrative në Mynster, nëse Sami A. mund të ekstradohet në vendin e tij të lindjes.