1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bobs 2014: Një shans që të të dëgjojnë

Të hënën (30.06.2014) u dorëzuan në kuadër të Global Media Forum në një ceremoni Bobs, çmimet e DW për aktivitetin në internet. Në fillim të majit një juri në Berlin kishte përcaktuar fituesit e çmimeve të jurisë.

Ishte një jubile i vogël: për herë të dhjetë u ndanë këtë vit çmimet Bobs. Juria ndërkombëtare e përbërë prej 15 vetësh zgjodhi fituesit në kategoritë "Best Social Activism", "Best Innovation" dhe "Most Creative and Original" . U zgjodhën gjithashtu edhe fituesit e Çmimit të Reporterëve-pa-kufij, të Global Media Awards dhe të çmimit qendror.

Këto shënime të padeshifrueshme flasin për fatin e avionit të fluturimit MH370.

Këto shënime të padeshifrueshme flasin për fatin e avionit të fluturimit MH370.

Sfidë për ekipin e zgjedhjes së çmimeve Bobs është që fituesit e çmimeve të vijnë deri në Bonn. "Ata vijnë nga e gjithë bota. Disa prej tyre nuk janë larguar kurrë nga atdheu i tyre", thotë koordinatori i Bobs, Gabriel Gonzales. "Disave duhet t'u ndihmojmë edhe për të marrë viza".

Bobs u jepen që prej dhjetë vjetësh jo vetëm blogerave me shumë fantazi krijuese, por edhe blogerave shumë të guximshëm, të cilët megjithë reprezaljet e qeverive të tyre luftojnë për të drejtat e njeriut dhe për lirinë e shprehjes së mendimit. Disa nga fituesit e çmimeve ishin, ose janë ende në burg. Të tjerë flasin për të tjerë, të cilëve ua kanë ndaluar të flasin. Ndërsa të tjerë nuk kanë nevojë të flasin fare: ata lënë fotografitë që të flasin. Jurisë nuk iu desh shumë kohë për të vendosur për fituesin e sivjetëm kryesor të Bobs.

"Te ky blog fotografik neve na ra në sy veçanërisht pushteti i fotografive", tha anëtari i jurisë, Dr. Shahidul Alam, i cili është vetë fotograf. "Fotografitë flasin gjuhën e tyre". Dhe kështu, "Best of Blogs-Award" iu dha blogerit fotograf Mosa'ab Elshamy (http:/www.mosaabelshamy.com). Ai fotografon jetën e përditshme në Egjipt. Dhe e fotografon pikërisht, ku ajo është brutale: në demonstrata, në varrime, në atentate. "Unë u afrohem njerëzve dhe vendeve, ku të tjerët nuk venë", tha Mosa'ab Elshamy në dhënien e çmimit. Kështu që fotografitë e tij kontribuojnë, që publiku të ketë një pamje tjetër të Egjiptit dhe njerëzve të tij. Një shans që të të dëgjojnë.

Banga Braille u ofron shanlse më të mira nxënësve të verbër në Bangladesh.

"Banga Braille" u ofron shanlse më të mira nxënësve të verbër në Bangladesh.

Ka fitues të çmimeve, që dallohen këtë vit nga të tjerët. Projekti "Bangla Braille" në Indi arriti të tërheqë brenda pak orësh mbi 1000 vullnetarë. Ata digjitalizojnë librat e shkollës në shkrimin e të verbërve dhe prodhojnë libra audio për nxënësit e verbër. Iniciator është eksperti i IT, Ragib Hasan. Ai gëzohet për mundësitë e shumta, të cilat i ofrojnë mediat sociale: "Njerëzit mund t'i bindësh shumë mirë për një çështje dhe kështu e bëmë të mundur projektin tonë." "Bangla Braille" mori edhe çmimin e publikut.