1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Speciale

BOB

Një juri ndërkombëtare ka seleksionuar kandidatët për çmimin e Deutsche Welles Blog Awards (BOB). Tani me votat tuaja ju mund të vendosni se kush do të fitojë.

The BOBs Deutsche Welle Blog Awards - Abstimmen 2012 Eingereicht von Gabriel González Zorrilla am 28.3.2012

The BOBs Deutsche Welle Blog Awards - Abstimmen 2012

Në faqen tonë të internetit mund të votojnë për favoritët e tyre lexuesit nga mbarë bota. Votimi për blogun më të mirë ka filluar me 2 prill dhe do të përfundojë me 2 maj.

Juria ndërkombëtare e blogerëve dhe ekspertëve ka përzgjedhur 187 nga 3,200 kandidatura të prezantuara në faqe të njohura internetit në 17 kategori dhe 11 gjuhë të ndryshme.

Tani përdorues interneti si ju mund të vendosin me votat e tyre se cilët janë më të mirët. Votat tuaja do të vendosin se kush do të fitojë çmimin e parë. Rregullat për pjesëmarrje mund t'i gjeni nën rubrikën Rules.

Ne falënderojmë jurinë për bashkëpunim dhe mundëesinë që së bashku të përcaktojmë kandidatë impresionues nga sfera e blogerëve ndërkombëtarë.

Në 11 gjuhë të ndryshme mund të gjeni me të vërtetë blogje shumë interesante të frymëzuara nga inçizime me video, nga fushata dhe aktivitete të rrjeteve sociale, projekte edukuese dhe projekte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë politike dhe sociale.

Me 1 maj anëtarët e jurisë do të mbajnë një konferencë të përbashkët në Berlin dhe do t'u ndajnë kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota çmimet BOB në gjashtë kategori multilinguale.

Në të gjitha kategoritë si video-kanalet, fushatat sociale e civile, përdorimi i teknologjisë, projektet e edukimit dhe liria e të menduarit konkurrojnë kontribute nga të gjitha 11 gjuhët.

Jeni bërë kurioz për kandidatët? Votoni në faqen tonë të internetit për projektet dhe blogerët më kreativë – pa marrë parasysh nëse e kuptoni apo jo gjuhën e tyre.

Fituesit e çmimit BOBs 2012 do të publikohen në faqen tonë të internetit në rubrikën thebobs.com më 2 maj. Ndërsa fituesit do të ftohen për të marrë shpërblimet e tyre në ceremoninë BOB në Bonn, Gjermani, me 26 qershor, në kuadër të Deutsche Welle Global Media Forum.

Ne falënderojmë JosephGilbert.org për CC photo.

WWW Linke

  • Data 03.04.2012
  • Fjalët kyç BOB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14X2J
  • Data 03.04.2012
  • Fjalët kyç BOB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14X2J