1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

BND-ja hedh poshtë akuzat për Libinë

Shërbimi i fshehtë gjerman (BND) e hodhi poshtë akuzën për involvimin në aferën e policëve gjermanë në Libi. "Der Spiegel" thotë se ambasada në Tripoli ka qenë në dijeni

default

Forcat speciale të Gjermanisë

"BND-ja as nuk ka ofruar ndonjë ndihmë për trajnim, e as nuk ka qenë e përfshirë si këshilluese në këtë operacion", i tha të shtunën, më 5 prill, Agjencisë Gjermane të Lajmeve, dpa, një zëdhënës i Shërbimit të Fshehtë Gjerman (BND).

Megjithë këtë mohim, një numër i madh parlamentarësh nga të gjitha fraksionet kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet nga Komiteti i Kontrollit Parlamentar, i cili është përgjegjës për aktivitetet e shërbimit të fshehtë. Të mërkurën (10.04) parlamenti do të zhvillojë një debat për këtë çështje.

"Skandal i vërtetë"

Presidenti i sindikatës së policëve në Gjermani, Konrad Freiberg, është i mendimit se për këtë ka pasur dijeni edhe Shërbimi i Fshehtë i Gjermanisë (BND): "Në raste trajnimesh të tilla paramendohet që Shërbimi i Fshehtë është në dijeni. Por unë shpresoj që ato trajnime të mos jenë bërë me porosi të BND-së ose të qeverisë gjermane. Ky do të ishte një skandal i vërtetë", tha Freidberg për radion kombëtare gjermane (Deutschlandfunk).

I indinjuar është tregaur Ali Zidan, kryetar i Unionit Libian për të Drejtat e Njeriut: "Është një krim i vërtetë sepse organet gjermane e dinë saktësisht se kush është Gaddafi dhe qeveria e tij, duke njohur historinë e tij me terrorizmin dhe kriminalitetin në të gjithë botën. Ta telerosh një gjë të tillë është një skandal, por edhe në se ka ndodhur pa dijeninë e qeverisë, ky është një skandal edhe më i madh, mendoj unë", i tha Zidan, programit arab të Deutsche Welles.

Drejtuesi i grupit parlamentar të kristian-demokratëve, Woflgang Bosbach, i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag, se BND-ja do të duhet të ngrinte antenat e alarmit, vetëm kur i dëgjon emrin Libisë.

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung e dënoi sjelljen e ushtarakëve dhe tha: "një gjë e tillë nuk duhet lejuar", kurrsesi. Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme tha se çështja po hetohet, por se nuk ekzistojnë të dhëna që ambasada gjermane të ketë qenë në dijeni.

Pushime me paga të majme

Ndërkohë, kundër tetë policëve nga Nordrajn Vestfalia dhe një anëtari të ushtrisë gjermane janë marrë masa disiplinore. 30 gjermanë thuhet të jenë paguar nga Libia për të trajnuar organet e sigurisë. Ata mendohet të jenë shpërblyer me afro 15.000 euro ndërsa eprorëve të tyre u kishin thënë se po shkonin për pushime në Tunizi, bëhet e ditur nga raportet e shtypit.

Gazeta "Berliner Zeitung" u referohet qarqeve të sigurisë dhe madje pretendon që për këtë operacion të jetë angazhuar vetë kancelari gjerman Gerhard Shrëder gjatë vizitës së tij në Libi, në tetor 2004. Sipas të njëjtës gazetë BND -ja kishte insistuar që të mos e shpallte hapur rolin e saj.

Është hera e dytë që BND-ja atakohet për trajnime të fshehta në Libi. Hera e parë ishte në vitin 1995, kur doli në dritë involvimi i saj në trajnimin e ushtrisë dhe policisë libiane nga fundi i viteve 70-të.

DW.COM

  • Data 05.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DciA
  • Data 05.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DciA