1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

BND i sheh më të forta trupat e Assad-it

Shërbimi i fshehtë gjerman, BND e ka rishikuar vlerësimin e tij për luftën civile në Siri. Para disa muajsh BND llogariste me një disfatë të regjimit ndërsa sot flet për forcimin e trupave të Assad-it.

Presidenti i Shërbimit të fshehtë gjerman BND, Gerhard Schindler sipas njoftimeve të "Spiegel Online" ka informuar politikanë të zgjedhur të sigurisë se trupat e pushtetmbajtësit Bashar al-Assad aktualisht janë aq të forta si rrallë herë më parë. Prandaj këtë vit priten ofensiva të suksesshme të ushtrisë në luftë kundër rebelëve.

Në foto, Gerhard Schindler

Në foto, Gerhard Schindler

Qysh në mes të muajit mars Shindler kishte parashikuar në një intervistë për radion Deutschlandfuk se humbja e Assad-it është mëse e sigurtë. Edhe pse ai atëherë nuk ka mundur të përmend një datë megjithatë ka theksuar se: "për ne është e qartë që regjimi Assad do të humbasë në fund." Ky vlerësim është bazuar në mes të tjerash me situatën e rënduar të furnizimit të ushtrisë dhe moralin gjithnjë në rënie në radhët e ushtrisë. Shumë ushtarë dhe oficerë me grada të larta kanë braktusir regjimin e Assad-it dhe kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë. Shumë prej tyre kanë kaluar te opozita.

Furnizimi vazhdon

Por ndërkohë - kështu shkruan "Spiegel Online" - trupat qeveritare kanë në dispozicion rrugë funksionale për furnizim me armë. Gjithashtu ka filluar përsëri furnizimi me karburant për tanket dhe aeroplanët. Edhe pse udhëheqësi sirian ka pak shanse për të mposhtur kryengritësit, megjithatë ai mund t'i mbajë ata në pozicionin shah madje edhe të rifitojë pjesë të terrenit të humbur, citon mëtej "Spiegel Online" nga vlerësimi i BND-së për gjendjen në Siri.

Pamjet nga luftimet në Aleppo - shtator 2012

Pamjet nga luftimet në Aleppo - shtator 2012

Fundjavën e kaluar, trupat e Asadit kishin filluar me ndihmën e milicëve islamistë libanez të Hezbollahut në perëndim të Sirisë, një ofensivë të madhe kundër qytetit Kusseir. Ky qytet kontrollohej nga rebelët prej më shumë se një viti. Nga ana tjetër edhe pse në qytetet e mëdha si Damasku, Aleppo dhe Homs zhvillohen ende beteja për marrjen e kontrollit, rebelët e kanë të vështirë të sigurojnë fitoren. Edhe në zonat rurale rebelët nuk kanë regjistruar pothuajse asnjë sukses në muajt e fundit.