1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Blogerët duhet të qëndrojnë jashtë

Blogosfera është e turbulluar: Shumë autorë të blogjeve politike dhe shkrimeve online u është refuzuar akreditimi vjetor nga Bundestagu gjerman. Kritikët flasin për gazetari me dy klasa.

Markus Beckedahl shpreh zemërimin e tij. Në blogun e tij netzpolitik.org ai kritikon vendimin e Bundestagut për të mos i dhënë për një vit akreditim, për të informuar nga parlamenti: "Kjo më dëmton në punën time në krahasim me gazetarët e tjerë. Një gjë e tillë mund të shihet edhe si kufizim i lirisë së shtypit dhe si përpjekje për të vështirësuar raportimin kritik.“

Për politikanët e Berlinit Beckedahl nuk duhet të jetë i panjohur. Ai ka qenëanëtar i përhershëm i komisionit "Interneti dhe shoqëria digjitale" në parlament, që u shpërbë në pranverë të vitit 2013. Blogu i tij është një nga weblogët më të mëdhenj politikënë Gjermani, i specializuar për çështjet e internetit. Faqja informon çdo ditë për zhvillimet e fundit në botën digjitale dhe jo vetëm në formë teksti.

Dikur hynte e dilte në Bundestag: Aktivisti i internetit Markus Beckedahl

Dikur hynte e dilte në Bundestag: Aktivisti i internetit Markus Beckedahl

Si bloger ai është aktiv në të gjitha kanalet e mediave sociale, u ofron lexuesve të tij çdo javë një përmbledhje javore të temave të javës si podcast dhe zhvillon intervista me ekspertë të njohur, të cilat pastaj i vendos si video në rrjet.

Beckedahl i tha DW se nuk asnjë mirëkuptim për refuzimin. Në mesin e kolegëve të tij ai nuk është i vetmi, të cilit i duhet të luftojë për akreditimin vjetor. Shumë blogerëve të tjerë politikë i ka ndodhur e njëjta gjë javët e fundit. Edhe Tilo Jungut, ideator i formatit online "Të rinj dhe naivë – politikë për të painteresuarit", që gjendet në Youtube, i thonë të rrijë jashtë. Reagimi i tij në facebook: "Diferencim në gazetarë të klasit të parë dhe të klasit të dytë. Kjo nuk shkon."

Por Bundestagu këmbëngul për nevojën e kartës së gazetarit. Edhe shoqata gjermane e gazetarëve është për të. Sepse shoqata beson se në këtë mënyrë nuk mund t'i ndalohet hyrja asnjë gazetari me kartë shtypi, gjë që më parë siä duket ka qenë e mundur. Gazetarët pa kartë, pra blogerët dhe gazetarët në profesion të lirë, dëmtohen nga ky rregull.

Kjo konfirmohet nga referenti ligjor në Gjykatën e Berlinit, Jonas Kahl. Nuk është e lejueshme, që karta e shtypit të përdoret si kriter i vetëm për të përcaktuar se kush i përket shtypit. Dallimet në mes gazetarëve dhe blogerëve mund "të bëhen për raste të veçanta, por jo në përgjithësi", thotë Kahl, sepse "bloget nuk janë shtyp i klasës së dytë."

Bloget nuk janë shumë të popullarizuar në Gjermani

Tribuna për gazetarët në parlamentin gjerman

Tribuna për gazetarët në parlamentin gjerman

Një vështrim në pozicionimin e blogeve në peisazhin e medias të kthjellon shpejt. Sipas studimit të fundit të ARD ZDF-online në shtator 2013 vetëm 16 për qind e popullsisë lexojnë "herë pas here" bloge në web, vetëm katër për qind një herë në javë. Megjithatë, këtu nuk bëhen dallime sipas temave, kjo është arsyeja, përse gama e materialeve politike është edhe më e ulët. "Bloget nuk kanë përhapje masive në Gjermani", shpjegon profesor Jan-Hinrik Schmidt nga Instituti Hans-Bredow i Universitetit të Hamburgut. Megjithatë, ai pranon, se bloget që kanë të bëjnë me të drejtat digjitale të qytetareve dhe politikën e pushtetit, mund të kenë ndikim në diskutimet politike dhe sociale.

Bëhet më e vështirë, por jo e pamundur

Aktualisht Bundestagu nuk parashikon që t'i ndryshojë këto rregulla. Kush nuk i plotëson kriteret për akreditim, mund të kërkojë rrugë të tjera, u tha në zyrën e shtypit. Si për shembull duke u lajmëruar tek një deputet. Sidoqoftë një akreditim vjetor do t'u kursente autorëve online mjaft punë dhe kohë, që ata të mund të raportojnë në mënyrë spontane për atë, që ndodh, duke hyrë pa humbur kohë dhe pa vështirësi. "Pa akreditim unë mund të marr pjesë si i ftuar në mbledhjet e komisioneve, por përdorimi i smartfonit, ose i laptopit mund të më ndalohet, gjë që më ka ndodhur vazhdimisht", thotë Markus Beckedahl.

Blogerët vazhdojnë të punojnë në postimet e tyre të reja, janë aktivë në mediat e reja dhe të tërheqin vëmendjen për trajtimin e tyre të pabarabartë. Gjithnjë thuhet se interneti është e ardhmja. Por kjo duket se ende nuk ka mbërritur në Berlin në Bundestag. Me sa duket shumë politikanë ende nuk kanë kuptuar.