1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bllokohen për 24 orë doganat shqiptare në kufi me Greqinë

Shkak për këtë bllokim është greva e paralajmëruar e sindikatave greke të doganave. Në Pikëkalimet kufitare për shkak të mungesës së informimit ka mjaft emigrantë shqiptarë që presin në radhë për të hyrë në tokën greke

Radhë para një dogane

Radhë para një dogane

Pikëkalimet kufitare të Kapshticës, Kakavijes, Tre urave në Përmet dhe portit të Sarandës prej orës 6.00 të mëngjezit të sotëm e deri nesër në të njëjtën orë do të jenë të bllokuara. Shkak për këtë bllokim është greva e përgjithshme e sindikatave greke, me kërkesën për paga më të larta dhe përmirësim të sistemit të sigurimeve shoqërore. Greva në fakt ka nisur që dje, kur për disa orë në mesditë, pikëkalimet kufitare Kapshticë e Kakavije janë bllokuar. Dimitris Kocaqis, komandanti policisë greke në pikëkalimin kufitar në Kakavije thotë se

"Duhet ta respektojmë vendimin e sindikatave për këtë grevë kombëtare që ka objektiva ekonomike, si rritjen e pagave dhe siguracionet."

Po për shkak të mungesës në kohë të informacionit dhe të mosnjoftimit të autoriteteve shqiptare, në këto pikëkalime kufitare gjatë ditës së sotme ka mjaft emigrantë shqiptarë që presin në rradhë për të hyrë në tokën greke. Disa mijëra emigrantë janë ende me pushime në Shqipëri, dhe fundjavën e kanë planifikuar të rikthehen pranë vendeve të tyre të punës me gjasë edhe të fillimit të shkollave për fëmijët e tyre në Greqi.

Për këtë situatë të krijuar, zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Gjirokastër, Gentian Mullahi pohon se janë marrë të gjitha masat për të mos penguar rastet emergjente, fatkeqësitë apo dhe rastet e delegacioneve zyrtare:

" Në pikëkalimin kufitar të Kakavijes, por edhe në pikëkalimet e tjera janë marrë masa në një rakordim me palën greke për një rakordim të punëve, ne jemi në gatishmëri, por fluksi është normal, aty tek 4000 apo 4500 vetë në ditë"

Policia shqiptare ka ndërmarë të gjitha masat edhe për të patur në kontroll akset kryesore rrugore që çojnë në këto pikëkalime, pasi në fundjavë pritet që të ketë fluks mjaft të madh të emigrantëve shqiptarë drejt pikëkalimeve kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

  • Data 12.09.2008
  • Autor Odise Kote/ Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FH1T
  • Data 12.09.2008
  • Autor Odise Kote/ Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FH1T