1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bllokada ruse për frutat evropiane

Prodhuesit evropianë të frutave dhe të primeve janë nën presion, sepse ddërprerja e eksporteve për në Rusi mund të ketë pasoja fatale.

Prodhuesit evropianë të frutave dhe të perimeve, që i eksportonin ato deri tani në Rusi kanë probleme, sepse ata nuk mund t'i hedhin ato pa pasoja në treg. Mbiprodhimi do të shkaktonte një rënie drastike të çmimeve të frutave dhe të perimeve. Kjo rënia vërtet do t'i gëzonte konsumatorët, por ajo do të çonte në falimentimin dhe shkatërrimin e fermerëve.

Rrugëzgjidhja tjetër groposja e prodhimeve. Sharon Dijksma, sekretare shteti në Ministrinë holandeze të Ekonomisë, thotë se "çdo ndërhyrje të treg ka pasoja dhe se bashkë me vendet e tjera të BE-së duhet të mendojmë se cili është hapi më i mençur."

Fermerët holandezë për momentin po i shpërndajnë prodhimet e tepërta për njerëzit në nevojë.

Greqia nën presion

Jo vetëm Holanda vuan nga ndalimi i importeve të frutave dhe të perimeve nga BE-ja për në Rusi. Sidomos Greqia është nën presion të madh, sepse Rusia importonte nga Greqia thuajse gjysmën e frutave që prodhohen atje. Ndërprerja e eksporteve pritet të ketë pasoja fatale, prandaj qeveria greke ka njoftuar se do t'i kompensojë eksportuesit e pjeshkave dhe të kajsive.

Dacian Ciolos

Dacian Ciolos

Çmimet janë të këqija dhe prodhuesit e frutave dhe të primeve janë nën presion dhe në këtë mënyrë edhe e ardhmja e tyre është në rrezik, thotë Maria Sauer nga Federata e Fermerëve të Mesëm austriakë. "Pasiguria e fermerëve këtu është shumë e madhe. Fshatarët austriakë gjenerojnë 240 milionë euro në vit", thotë ajo në një intervistë me Deutsche Welle. Austria po përpiqet të gjeje vende të tjera për të shitur frutat, perimet dhe qumështin.

Komisioni Evropian ofron ndihmë

Komisioni Evropian e ka kuptuar seriozitetin e problemit dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për problemin, p.sh. përmes tregjeve alternative dhe mbështetjes për fermerët. Komisioneri për Bujqësinë Dacian Ciolos tha se për momentin probleme kanë Italia, Spanja, Franca dhe Greqia që janë vendet kryesore ku rriten pjeshkë dhe kajsi, të cilat kanë tani edhe kohën që mblidhen.

Korb Äpfel Ernte

"An apple a day keeps Putin away"

Në pritje të ndihmave nga BE-ja konsumatorët dhe fermerët evropianë po përpiqen të shtojnë solidaritetin dhe të ndihmojnë vetveten duke i nxitur qytetarët të blejnë sa më tepër prodhime vendi. Polonia është eksportuesja më e madhe e mollëve në radhët e BE-së dhe në vend ka nisur një fushatë e pazakontë. Nën moton "An apple a day keeps Putin away" polakët, ndër ta edhe ministri i Brendshëm Bartlomiej Sienkiewicz postojnë në Twitter fotografi ku janë duke ngrënë mollë. Aksioni i Polonisë po mbështet edhe nga lituanezët.