1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Blerja e obligacioneve shtetërore - Vendim i rëndësishëm i Bankës Qendrore Europiane

Këshilli i Bankës Qendrore Europiane në takimin e parë të këtij viti lidhur me politikën monetare diskuton programin e masave për blerjen e obligacioneve shtetërore.

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka një kuti të vogël, por të çmuar instrumentash, të cilat i përdor rregullisht në afate të caktura kohore presidenti i saj. Megjithatë Mario Draghi ka provuar potuhuajse çdo mjet deri tani e me suksesin ai ende nuk është i kënaqur. Ai e ka ulur thuajse në zero interesin e orientues. Kësisoj kreditë janë bërë më të lira, e megjithatë ekonomia në Eurozonë nuk mori hov ashtu siç dëshirohej. Draghi ka aplikuar interesin e ndëshkimit për bankat, në mënyrë që ato të mos i magazinojnë paratë në BQE. Por kjo nuk çoi në rritjen e vrullshme të dhënies së kredive. Tani ai po përdor masën e fundit, një instrument tjetër: blerjen në masë të obligacioneve shtetërore.

Modeli SHBA

Sipas modelit të Bankës së rezervave të SHBA-së BQE do për të investojë shumë para për të blerë të ashtuquajturat bonds, obligacionet shtetërore. Për këtë Draghi ka mbështetjen e shumicës së drejtorisë dhe të këshillit të bankës. Gjermania është kundër, por edhe Estonia - megjithatë kjo rezsitencë nuk mjafton. Tek e fundit presidenti i BQE-se do të ketë sukses me nismën e tij.

EZB - Präsident Mario Draghi

Presidenti i BQE, Mario Draghi

Një bilionë Euro obligacione shtetërore

Vëzhguesit e tregut presin, që mbikqyrësit e monedhës të venë në dispozicion të paktën 500 miliardë Euro, ndoshta edhe një bilion, për blerjen e obligcioneve shtetërore. Këto para BQE mund t'i shtypë vet. Bankat si rrjedhojë mund të heqin dorë prej obligacioneve të tyre, kjo synohet, dhe kapitalin e çliruar ato mund ta japin në formë kredishë për sipërmarrjet, në mënyrë që firmat t'i investojnë këto para. Përveç kësaj, sipas spekulimeve në prag të vendimit të BQE-së (22.01.2015) Banka Emetuese mund të verë në dispozicion deri në 250 miliardë Euro për të blerë kreditë e ndërmarjeve.

Dy objektiva ndjek me këtë Draghi, dikur menaxher i firmës së investimeve Goldman Sachs: nga njëra anë ai do që me shtimin e parasë të luftojë inflacionin e ulët. Çmimet kanë rënë së fundi me rreth 0,2 përqind dhe Draghi u druhet tendencave të deflacionit. Kjo mund të çojë në një spirale të urjes së mëtejshme të çmimeve dhe njëkohësisht të uljes së kërkesës. Vlen të kujtojmë, se shtrenjtimi në Eurozonë duhet të arrijë kuotën dy përqind. Nga ana tjetër pikërisht në shtetet me borxhe në Europën Jugore duhet t'i jepen sërish impulse koniunkturës.

Studiuesit e ekonomisë: BQE e detyruar ta përdorë këtë mekanizëm

Instituti Gjerman për Studimet Ekonomike (DIW) e mbështet kursin e BQE. Banka emetuese është e detyruar të përmbushë mandatin e saj. Presidenti i DIW Marcel Fratzscher mendon, se BQE ka detyrim të ndërmarrë masën e fundit: "Ajo nuk mund të reagojë më ndaj kredive shtesë të bankave, sepse bankat kanë marrë mjaft kredi prej BQE-së. Ndaj blerja direkt e obligacioneve shtetërore është instrumenti i fundit që ka BQE-ja."