1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Blegtorët gjermanë protetstojnë ndaj çmimeve damping të qumështit

Përmes një aksioni të pashembullt blegtorët në Gjermani shprehën indinjatën për çmimin e ulët të qumshtit me bllokim furnizimi. Shoqata e blegtorëve: Furnizim vetëm me premtimin e çmimit që mbulon kostot e prodhimit.

default

Protetsta e blegtorëve në Gjermani

Kjo temë gjen jehonë në shtypin e ditës:


Në të përditshmen "Der Neue Tag" komentohet: "Eshtë guximi i të dëshpëruarit që i nxit blegtorët të veprojnë. Asnjëri prej tyre nuk i asgjëson me kënaqësi ushqimet. Atyre u dhemb në shpirt kur derdhin qumështin. Por si mund të mbrohen ata ndryshe? Tani bëhet fjalë thjeshtë për ekzistencën si dhe për dinjitetin e tyre."


Për komentatorin e "Wiesbadener Kurier" është gabim të çohet kot produkti për shkak të bojkotit: "Bujqit duhet të mendojnë tani për krijimin e shoqërive të mëdha prodhuese, për t´u mbrojtur më mirë prej koncerneve të bulmetit dhe atyre të tregtimit. Tregu nuk mund të nxirret jashtë loje: fakt është që prodhohet shumë qumësht, ndryshe çmimet nuk mund të uleshin. Por të derdhësh qumështin, është rrugë e gabuar, sepse injorohen shkaqet. Shumë bujqëve do t´u duhet të ndryshojnë destinacionin e ndërmarrjeve të tyre.", shkruan "Wiesbadener Kurier".



"Lübecker Nachrichten" nxjerr në pah kontrastin me rritjen e vrullshme të çmimit të benzinës: "Eshtë një skandal, që një litër benzinë kushton gati dy herë e gjysmë më shumë se një litër qumësht. Këtu ka diçka që nuk shkon. Blegtorët të varur nga tregu vetëm mund të shpresojnë, që ulja e ofertës në vjeshtë do t´i rrisë çmimet. Ndërsa varianti më i hidhur është, që atyre do t´u duhet ta pakësojnë vet ofertën dhe të mjelin më pak lopë.", komenton "Lübecker Nachrichten"


Nga artikulli i "Bild Zeitung" citojmë: "Miliona konsumatorë në vend janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve. Ndërsa bujqit preferojnë më mirë ta derdhin qumështin, se sa ta furnizojnë atë në treg me çmime dampingu. E ç´bën në këtë rast ministri i bujqësisë? Ai i brohoret me përulësi bujqit. Pikërisht ai që është ministër i bujqësisë dhe i mbrojtjes së konsumatorëve. E vërteta është që çmimet e qumështit dhe të gjalpit po pësojnë luhatje të forta. Brenda pak muajsh çmimi u rrit me 50%, më pas ai ra sërish. Detyra e ministrit është që t´i sqarojë gjërat, e në radhë të parë të sqarojë bujqit: Kur në Kinë dhe në Indi miliona njerëz mund të paguajnë edhe ushqime më cilësore, tregjet kudo turbullohen. Por në perspektivë afatgjatë ky zhvillim premton biznese më të mira, edhe për bujqit gjermanë. E pra nuk është qumështi, por tregu ai që vendos zoti ministër!", shkruan "Bild Zeitung"

  • Data 27.05.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7HL
  • Data 27.05.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7HL