1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Biznesi i kërkon qeverisë amnesti fiskale për bizneset informale

Ekonomia informale në Shqipëri vazhdon të ketë nivel të lartë. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Finacave, ajo zë rreth 60 përqind të produktit të brendshëm bruto, PBB ose GDP

default

Tabela e këmbimit të valutave, Tiranë 2007

Për të ulur nivelin e ekonomisë informale dhe si pasojë edhe të evazionit fiskal Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë i kërkon qeverisë së kryeministrit të djathtë Sali Berisha të realizojë amnistinë fiskale, si hap vendimtar për të kthyer ekonominë informale në ekonomi formale, të njohur dhe zyrtarizuar nga shteti.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjok Uldedaj, tha të premten se “ka ardhur koha që qeveria të marrë në konsideratë obsionin e një amnistie fiskalet për të ashtuaquajturat biznese gri, për të lehtësuar nga kjo barrë edhe ato segmentë të komunitetit të bizneseve që duan t´i bashkohen bizneseve
transparente, jo të pakta në vend.“

Bizneset gri, në hije apo që punojnë në të zezë, kanë krijuar një situatë të tillë ku vazhdimisht bëhen bilance të rrema që nuk paraqesin gjendjen reale të të ardhurave dhe të investimeve të kryera prej tyre. Si rrjedhim bizneset informale nuk e kanë as të lehtë të marrin kredi pasi ndër vite ato nuk kanë paraqitur gjendjen reale të kapitaleve që zotërojnë. Amnistia fiskale do të çlironte kapitale të fuqishme nga bizneset e paregjistruara dhe do të lehtësonte kredimarrjen.
Idenë e një amnistie fiskale e hodhi ish presidenti Rexhep Mejdani për herë të parë në treg, në vitin 1999. Ajo u ndoq më pas nga zëra të tjerë. Por amnistia fiskale mbeti deri më sot planin e ideve.

Analistë të pavarur shohin si shkak kryesor të mosrealizimit të saj dobësinë e shtetit për ta kryer atë me sukses. Sipas tyre strukturat ekzistuese të shtetit nuk janë në gjendje të ngrejnë mekanizma selektive për të kaluar dhe më pas për t´u formalizuar sipërmarrjet private të ngritura mbi informalitetin, të shfaqur në evazion fiskal, privatizime të parregullta, lidhje me pushtetin, moszbatim të ligjeve, pasurime të paverifikuara të personave të dënuar më parë etj.

Burime nga kryeministria për DW se qeveria po përgatitet të shqyrtojë kërkesën e biznesit për amnisti fiskale, por në kuadër të adaptimit të legjislacionit me atë të BE.

  • Data 30.11.2007
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVHB
  • Data 30.11.2007
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVHB