1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bismarku dhe koha e nazizmit - historia gjermane në shkollat amerikane

Me më shumë se 80 milionë banorë RFGJ është vendi me popullsinë më të madhe në BE.

default

Richard Tres Lambert ka një lidhje të veçantë me Gjermaninë. Ai ka lindur në Augsburg, ka studiuar në Heidelberg dhe shkon shpesh për pushime në RFGJ. Prandaj 23 vjeçari amerikan ende kujton, se çfarë ka mësuar në orën e historisë në shkollën amerikane.

"Bismarkun dhe bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871 dhe natyrisht edhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore."

Tri kurse historie duhet të përfundojnë nxënëset dhe nxënësit amerikanë për të marrë maturën. Krahas historisë amerikane dhe të drejtës civile mësohet edhe histori botërore. Në këtë kurs bëhet fjalë kryesisht për të kaluarën e Evrpës, për kongresin e Vjenës 1815, kur kufinjtë e kontinentit u rivendosën pas humbjes së Napoleonit, dhe deri më sot.

Philip G. Herner, mësues historie në „Bethesda Chevy Chase High School“ në Maryland, thotë se për historinë e re shpesh nuk mbetet mjaft kohë. Gjermania është temë sidomos atëherë, kur ka ndikuar në historinë amerikane.

Ajo që u kujtohet nxënësve në SHBA për Gjermaninë është dendur historia ushtarake

Ajo që u kujtohet nxënësve në SHBA për Gjermaninë është dendur historia ushtarake

"Në radhë të parë është lufta e parë Botërore, para saj diskutohet edhe për emigrimin e gjermanëve në SHBA, pastaj marrëveshja e paqes e Versajës në vitin 1919 dhe pasojat e saj, ardhja në fuqi e Hitlerit, periudha naziste dhe në fund roli i Gjermanisë gjatë luftës së Ftohtë."

Ai, që do të marrë diplomën ndërkombëtare Baccalaureat në shkollën e Herner-it, duhet të trajtojë me më shumë hollësi historinë evropiane dhe atë gjermane. Në këto kurse, shpjegon Herner, ai thellohet p.sh. tek Otto von Bismarck:

"Ai ka themeluar sistemin politik modern dhe për këtë arsye është një figurë interesante. Përveç kësaj me të mund të lidhësh shumë tema, që nuk kanë të bëjnë aspak me Gjermaninë."

Nxënësit e tij duhet të mësojnë, që Gjermania që në kohët e hershme ka qenë pikënisjeje e lëvizjeve revolucionare.

"P.sh. transformimet brenda krishtërimit përmes reformacionit, krijimi i universiteteve të rëndësishme në Evropën Veriore dhe në Gjermani. Ne fundja nuk duam, që fëmijët të përqëndrohen vetëm te Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore."

Libra për historinë gjermane në gjuhën angleze ka mjaft, thotë Herner. Më e vështirë të sigurohen janë burimet e dorës së parë. Sepse thuajse asnjëri nga nxënësit nuk flet gjermanisht, pra nevojiten përkthime në anglisht.

Profesori i historisë Andrew Zimmerman e ka grumbulluar vetë literaturën primare për kurset e tij të historisë gjermane. Në fundin e viteve 90-të ai jepte mësim në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe e ka akoma fletoren e trashë me kopertinë të verdhë. Ajo përmban fjalime të Bismarkut dhe Hitlerit si dhe përkthime të një artikulli të gazetës "taz" për ribashkimin e Gjermanisë dhe pjesë të librit të Erich Maria Remarkut "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit".

Philip G. Herner, mësues historie në shkollën Bethesda-Chevy-Chase në Meriland, SHBA.

Philip G. Herner, mësues historie në shkollën Bethesda-Chevy-Chase në Meriland, SHBA.

Me internetin puna është lehtësuar shumë, thotë Zimmermann-i. Instituti historik gjerman në Uashington p.sh. ofron në një faqe interneti materialet përkatëse, shpjegon Richard Wetzell, punonjës shkencor i institutit. Në leksionet e tij në universitetin Georgetown Wetzell konstaton se njohuritë për Gjermaninë janë të pakta:

"Shpesh unë pyes, çfarë ju sjell ndërmend Vajmari? Atëherë mendoj gjithnjë se ndokush do të thotë. Filmi ‚Cabaret' apo diçka tjetër nga kultura e Vajmarit, apo nga koha moderne e Vajmarit, por gjithnjë konstatoj se nuk dinë asgjë."

Ajo, që shumica lidhin me Gjermaninë, dhe që u duket interesante është koha e nazizmit, thotë Wetzell. Edhe ai jep shpesh kurse për këtë temë. Kolegu i tij Andrew Zimmerman jep mësim në universitetin George Washington Universität dhe shpjegon, se interesi i madh për kohën e nazizmit nuk do të thotë që për amerikanët të gjithë gjermanët kanë qenë nazistë.

"Ata e dinë, që nazistët janë një pjesë e rëndësishme e historisë gjermane, por jo e gjithë historia."

Dhe prandaj Zimmerman-i në kursin tjetër të tij, i cili fillon në janar do të trajtojë socialdemokracinë gjermane në shekullin e 19-të. Ai është shumë kurioz, nëse studentët do të tregojnë interes.

Autor: Christina Bergmann/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LNdm
  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LNdm