1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bisedimet UNMIK-Beograd: Çështja e policëve serb në Shërbimin Policor të Kosovës

UNMIK-u po bisedon me Beogradin për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve serbë në enklavat serbe. Në këto bisedime nuk janë të përfshira ende institucionet e Kosovës.

default

UNMIK-u

Çështja e pjesëtarëve serb të SHPK-së, është një ndër pikat kryesore që do të trajtohet ndërmjet UNMIK-ut dhe autoriteteve te Beogradit, bisedime këto që tashmë kanë filluar. Shumica e pjestarëve serb të SHPK-së, refuzojnë të bashkëpunojnë me kolegët e tyre shqiptarë. Ata nuk duan t'u përgjigjen urdhërave të shtabit qendror të policisë kosovare. Kjo situatë vazhdon që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ku policët serb iu binden urdhërave të autoriteteve të Beogradit, që mos të bashkëpunojnë me kolegët e tyre shqiptarë.

Për Aleksandër Ivankon zëdhënës i UNMIK-ut" problemi qëndron në enklavat serbe ku pjesëtarët serb të SHPK-së braktisën këtë polici dhe refuzojnë t'i raportojnë komandës qëndrore. "Ata refuzojnë t'i raportojnë komisarit të Policisë së Kosovës. Kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e parë ndërmjet shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri (Lamebrto Zannieri) dhe ministrit për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Natyrisht, kjo është një çështje e rëndësishme dhe bisedimet për zgjidhjen e këtij problemi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", thotë Ivanko.

Kosovo_Serben_3.jpg

Familje serbe në Kosovë

Ivanko paralajmëron institucionet e Kosovës, se UNMIK-u do të flasë dhe veprojë bazuar në realitetin e krijuar në terren, sepse kjo kërkohet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.

Udhëheqësit kosovarë: Beogradi po manipulon me serbët e Kosovës

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, aktualisht nuk janë përfshirë në bisedimet UNMIK- Beograd. Pritet ndoshta që ata të përfshihen më vonë. Ndërkohë ata kanë pohuar se janë plotësisht të vetëdijshëm se Beogradi po manipulon me serbët e Kosovës. Këtë e pohoi ditë më parë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Unë e kam vetëm një porosi për Beogradin që të orientohet më tepër për integrim në BE dhe në strukturat e tjera euroatlantike dhe natyrisht t'ua lehtësojë integrimin serbëve shtetas të Kosovës në institucionet e Prishtinës", thotë kryeministri, Thaçi.

Autoritetet e Prishtinës, kanë pranuar që UNMIK-u të bisedojë me Beogradin zyrtar për çështje praktike, në mënyrë që serbët e Kosovës të binden dhe të integrohen në shoqërinë kosovare. Mirëpo ato nuk kanë hezituar t'i tërheqin vërejtjen disa herë UNMIK-ut, që nuk ka mandat të bëjë ndonjë marrëveshje me Beogradin, kur kjo ka të bëjë me Kosovën. Për zhvillimet e brendshme në Kosovë, sipas kryeministrit Thaçi, vendosin institucionet e Kosovës ndërsa, administrata e Kombeve të Bashkuara, duhet të punojë në bartjen e përgjegjësive tek institucionet e Kosovës dhe tek misioni i ri i BE-së, EULEX.


  • Data 01.08.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoRp
  • Data 01.08.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoRp