1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bisedimet për koalicionin në Serbi të dështuara, nëse DSS refuzon MSA-në

Lideri i partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markovic, Palma nga Jagodina:është absurde që dikush të thotë se nuk dua të hyj në BE, sepse atje ka disa shtete, që kanë njohur Kosovën

Parlamenti i Beogradit

Parlamenti i Beogradit

Diferencat në qëndrimin ndaj marrëveshjes së asociim-stabilizimit me BE-në mund të bëjnë që të dështojnë planet për koalicionin qeveritar në Serbi. Lideri i partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markovic, Palma nga Jagodina pohoi se për të bisedimet me radikalët dhe partinë popullore janë të përfunduara, "nëse partia demokratike e Serbisë vazhdon të mbajë qëndrimin se Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit- në BE është antikushtetuese."

"Ekipi i ekspertëve i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) ka konstatuar se marrëveshja e Stabilizim- Asociimit është antikushtetuese. Atëherë unë shtroj pyetjen, si nuk ka qenë antikushtetues në tetor të vitit 2007. Unë nuk kam asgjë kundër këtij qëndrimi të DSS, por për partinë Serbia e bashkuar bisedimet janë të përfunduara nëse ata vazhdojnë të mbajnë këtë qëndrim, " i tha Markoviçi Radios Deutsche Welle.

Sipas fjalëve të tij është absurde që dikush të thotë se nuk dua të hyj në BE, sepse atje ka disa shtete, që kanë njohur Kosovën. "Të njëjtat shtete ndodhen edhe në Këshillin e sigurimit të OKB-së, në FMN, në Komitetin Olimpik. Hajde të themi pastaj se nuk duam të shkojmë në Lojërat Olimpike në Kinë, sepse atje do të jetë dikush prej Gjermanie apo Austrie, e do të dalë në fushë së bashku me përfaqësuesit e Serbisë. Mendoj që një politikë e tillë nuk i sjell asgjë të mirë qytetarëve të Serbisë," ka shtuar Markoviçi.



  • Data 05.06.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EELt
  • Data 05.06.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EELt