1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bisedimet në Izrael - Clinton e konsideron "të pashmangshme" zgjidhjen me dy shtete

Ministrja e Jashtme e SHBA-së, Hillary Clinton, gjatë vitës së saj në Izrael u shpreh me fjalë të qarta. SHBA-ja do të punojë me të gjitha forcat për bashkëegzsistencën e shtetit palestinez pranë atij izraelit.

default

Sekretarja e shtetit të SHBA-së, Hillary Rodham Clinton, në takimin me Presidentin e Izraelit Shimon Peres. Jeruzalem më 3.03. 2009.

Në agjendën e saj qëndron dhe një afrim i matur me Sirinë. Sot Clinton zhvillon bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abaz në Rramallah. Clemens

Hillary Clinton nuk humbi kohë gjatë vizitës së saj të parë në Izrael në funksionin e ri në qeverinë amerikane. Disa herë ministrja e jashtme amerikane theksoi në bisedimet me partnerët e saj izraelitë, se formimi i një shteti palestinez është në interes të Izraelit. Presidenti Obama dhe ajo janë të vendosur që të kotribuojnë në zgjidhjen me dy shtete. Pas takimit të saj me homologen izraelite, Tzipi Livni, Hillary Clinton deklaroi: "Eshtë e paevitueshme, që duhet punuar në drejtim të një zgjidhjes me dy shtete. Kjo nuk do të thotë që ne nuk respektojmë mendimet që janë ndryshe, por nga pikëpamja ime dhe e qeverisë Obama është vendimtar faktori kohë për një sërë temash, jo vetëm për kërcënimin iranian".


Në këtë kontekst, ministrja e jashtme amerikane konfirmoi në Jeruzalem, se ajo do të dërgojë dy të ngarkuar të posaçëm për në Damask që të drejtojnë "bisedimet përgatitore", siç tha ajo, me Sirinë.


Hillary Clinton siguroi po ashtu se dëshiron të bashkëpunojë me qeverinë e re izraelite. SHBA-ja mbështet Izraelin, por ajo theksoi: "Kjo nuk do të thotë që edhe si shokë të mirë që jemi të mos i rifomulojmë mendimet tona herë pas here."


Të martën pasdite ministrja e jashtme amerikane u takua edhe me Benjamin Netanjahun, i ngarkuar për formimin e qeverisë izraelite. Pritet që Netanjahu të formojë një qeveri vetëm në koalicion me partitë e djathta nacionale dhe ato fetare. Ministrja e jashtme amerikane dhe ai arritën të gjejnë "një gjuhë të përbashkët" për realizimin e "qëllimeve të përbashkëta" , siç deklaroi shefi i bllokut Likud: " Unë tani sapo përfundova një bisedë shumë të rëndësishme dhe të thellë me ministren amerikane Hillary Clinton. Në bisedë u diskutuan edhe tema të tjera si Irani, paletsinezët dhe të tjera çështje të rëndësishme të rajonit tonë. Ne ramë dakord që pas formimit të qeverisë të takohemi përsëri dhe të punojmë shumë ngushtë së bashku për të arritur zhvillimin, sigurinë dhe paqen në rajonin tonë".


Tema mbi programin atomik iranian u vlerësua gjatë takimit të tij me ministren e jashtme amerikane si një sfidë e madhe e politikës së sigurisë në rajon.


  • Data 04.03.2009
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5M0
  • Data 04.03.2009
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5M0