1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit shtyhen për shkak të zgjedhjeve

Shqiptarët pro ndryshimit të emrit për anëtarësim në NATO

default

Takim politik në Shkup

Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit do të shtyhen deri në qershor, meqë në të dyja shtetet në pranverë do të mbahen zgjedhje, në Maqedoni ato presidenciale, ndërsa në Greqi për eurodeputë. Këtë shtyrje e ka konfirmuar edhe negociatori i palës maqedonase për çështjen e emrit, Zoran Jolevski, i cili pas takimit të fundit me Metju Nimic në Nju Jork ka raportuar para autoriteteve më të larta të vendit. Dhe derisa bisedimet në tre muajt e ardhshëm do të jenë në status kuo, në Maqedoni po zhvillohen debate të ashpra midis dy partive më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM se kush është fajtor për bllokimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Stop ndarjeve të reja midis maqedonasve

Opozita maqedonase vlerëson se bashkësia ndërkombëtare po kundërshton ashpër emërtimet e rrugëve, shesheve e institucioneve të ndryshme me emra siç janë Leka i Madh, Filipi e kështu me rradhë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë irritojnë politikën greke. Qeveria e Gruevskit ka zgjedhur mënyrën më të keqe për bërje të politikës. Kështu nuk mbrohet identiteti kombëtar maqedonas, përkundrazi ai po rrezikohet, vlerëson opozita maqedonase. Sipas tyre Maqedonia gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një vend të izoluar ndërkombëtarisht. Partia e kryeministrit Gruevski thotë se socialdemokratët janë të izoluar mentalisht dhe se Maqedonia i ka pozicionet e sigurta tek ndërkombëtarët lidhur me çështjen e emrit. Kryeministri Nikolla Gruevski bën thirrje, që të ndërpriten ndarjet e popullit në maqedonas antik dhe sllav.

“Në Maqedoni ka vetëm maqedonas dhe mendoj se është koha e fundit, që politikanët të ndërpresin ndarjet e popullit në antik, sllav, apo nuk e di se çfarë”, thekson Gruevski.

Shqiptarët pro ndryshimit të emrit për anëtarësim në NATO

Anketa e Institutit për hulumtime të opinionit “Gallup” ka nxjerrë ndarje të thellë në linja etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve lidhur me çështjet kyç për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonise dhe Greqise. Vetëm 3 për qind e maqedonasve dakordohen për të ndryshuar emrin për të hyrë vendi në NATO dhe BE, për dallim nga 69 për qind të shqiptarëve, që janë shprehur për ndryshimin e emrit. Vetëm 30 për qind e shqiptarëve janë shprehur se grekët janë fajtor për kontestin e emrit.

“Shqiptarët vlerësojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO është më i rëndësishëm se sa emri i Maqedonisë”, thote perfaqësuesi i Institutit Gallup, Anxhej Pirka. Edhe presidenti Branko Cervenkovski kohë më parë pat deklaruar se marrëdhëniet ndëretnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve mund të acarohen, sepse shqiptarët e Maqedonisë nuk duan të humbasin shansin e anëtarësimit të tyre në NATO dhe BE për shkak të emrit të Maqedonisë.


  • Data 18.02.2009
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GwtL
  • Data 18.02.2009
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GwtL