1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bisedimet me kampin e Gadafit kanë dështuar

Mbështetësit e diktatorit të rrëzuar libian Gadafi mbajnë ende qytetin Bani Valid. Negociatat për një dorëzim paqësor të qytetit dështuan. Rebelët kërcënojnë tani me sulm.

Pikë kontrolli mes Tarhouna dhe Bani Valid.

Kryengritësit vazhdojnë përpjekjen për marrjen e Bani Valid.

Negociatat, për t'ia dorëzuar në mënyrë paqësore qeverisë së re të Libisë fortesën e Gadafit, Bani Valid, kanë dështuar. Luftëtarët e tyre, të cilët mbajnë të rrethuar qytetin 140 kilometra në juglindje të Tripolit janë duke pritur tani urdhërin për të sulmuar, tha zëdhënësi i tyre Abdullah Kanshil të dielën (2011/09/04 ).

Rrethimi i i Bani Valid 

Bani Valid është një nga bastionet e fundit të diktatorit të përmbysur libian Muammar al Gadafi. Për dështimin e bisedimeve  zëdhënësi rebelëve Kanshil  bën përgjegjës përkrahësit e regjimit Gadafi. Këto kishin kërkuar, që rebelët të ulin armët e tyre, para se të hyjnë në qytet.

Qeveria e përkohshme libiane të dielën e ngushtoi rrethimin e Bani Validit. Ajo pranoi gjithashtu se përkrahësit e Gadafit nga jugu kanë hyrë në qytet. "Ne kemi kërkuar, që të veprojmë pa gjakderdhje, por ata kanë shfrytëzuar ultimatum tonë, për të mbrojtur veten," tha komandanti i rebelëve, Mohammed al Fassi. Rebelët u kishin dhënë përkrahësve të Gaddafit një ultimatum që të dorëzohen. Nëse Gaddafi dhe i biri i tij Saif al-Islam qëndrojnë në Bani Valid, është e paqartë. Si një vendndodhje të mundshme konsiderohen edhe  Sabha në shkretëtirën libiane dhe qyteti i lindjes së Gadafit, Sirte.

Njerëzit në Tripoli blejnë ujë për shkak të mungesës së ujit të rrjedhshëm.

Mungesë uji të pijshëm në Tripoli

Ujë për Tripolin? 

Në kryeqytetin Tripoli së shpejti do të rrjedhë përsëri ujë i pijshëm. "Në ditët e ardhshme," furnizimi me ujë do të rregullohet, tha një zëdhënës ushtarak  i këshillit të tranzicionit. Shumica e dy milionë banorëve të Tripolit nuk kanë më ujë të rrjedhshëm prej ditësh.

Arsyeja është se luftëtarët e Gaddafit kishin shkatërruar tubacionet. Këto sjellin ujë të pijshëm nga nëntoka në shkretëtirë për në kryeqytetin e vendit.  Qeveria e përkohshme thotë së ka riparuar sërish të paktën një pjesë të tubacioneve për furnizimin me ujë. "Ne kemi marrë informacion se revolucionarët tanë, kanë venë nën kontroll sistemin artificial të ujit," tha zëdhënësi.

Autor: DW Agenturen /A Verbica

Redaktoi: E. Xhani

 

DW.COM