1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bisedimet kinezo-tibetiane sinjalizojnë optimizëm

Në Shenzhen në jug të Kinës filluan në fundjavë bisedimet e udhëheqjes kineze me përfaqësues të Dalai Lamës, kreut fetar të tibetianëve. Rezultatet e para janë bërë të njohura dhe të dyja palët janë optimiste.

default

Reporterët presin në Shenzhen fundin e bisedimeve

Jehonë e dyzuar nga bisedimet ndërmjet Pekinit dhe përfaqësuesve të Dalai Lamës. Mediat kineze vazhdojnë të jenë kritike, por bisedimet sinjalizojnë optimizëm. Për herë të parë udhëheqja kineze është shprehur në lidhje me bisedimet për Tibetin. Por ajo, që presidenti Hu Jintao tha në një konferencë shtypi me gazetarë japonezë, nuk u dëgjua në televizion, por vetëm përmbledhja e zakonshme e spikeres.

"Hu Jintao ka bërë të ditur, se zyrtarë të qeverisë qëndrore kanë biseduar me përfaqësues të Dalai Lamës, pas kërkesave të shpeshta nga ana e Dalai Lamës. Hu shpreson, se këto bisedime do të sjellin rezultate pozitive. Në Kinë ka një thënie të vjetër, që thotë, Dëgjo fjalët e tjetrit dhe vëzhgo se çfarë bën. Këndvështrimet ne nuk i analizojmë vetëm në bazë të asaj, që dëgjojmë, por edhe në bazë të asaj, që shikojmë."

Oferta vetëm alibi e Pekinit për të qetësuar kritikët?

Në mediat kineze të drejtuara nga shteti ndeshet një ton agresiv ndaj Dalai Lamës. Gazeta ditore tibetiane Xizang Ribao e fajësoi atë sërish, si një vegël lojale të forcave antikineze, cili ka synim ndarjen e Tibetit nga Kina. Të gjitha këto Dalai Lama i ka kundërshtuar vazhdimisht. Megjithë fushatën e panderprerë propagandistike edhe qeveria tibetiane në mërgim i vlerëson bisedimet pozitive. Kryeministri i qeverisë tibetiane në mërgim Samdhong Rinpoche tha se është optimist. Të dërguarit tibetianë shprehen në bisedime shqetësimin për politikën kineze ndaj Tibetit. Ata kishin parashtruar edhe propozime për paqen. Në to shpresojmë edhe qytetarët e Pekinit.

Një qytetar thotë se duhet folur me Dalai Lamën. "Mendoj se aktet e tij të dhunës janë gjë shumë e keqe. Ai duhet të mësojë, se çfarë mendojnë njerëzit e thjeshtë në Kinë për këtë. Këndvështrimi ynë nuk do të ndryshojë. Është vetëm një Kinë." Në Kinë theksohet shpesh, se bisedimet nuk janë tratativa, por vetëm bisedime me përfaqësuesit privatë të Dalai Lamës. Por identiteti i ndërmjetesuesve flet ndryshe.

Pala tibetiane vlerëson hapin e dialogut

Për Dalai Lamën në Shenzhen folën Lodi Gyari, kryendërmjetësuesi në gjashtë raundet e bisedimeve të fshehta të viteve të fundit. Ai përfaqëson Dalai Lamën në Uashington. Pastaj Kelsang Gyaltsen, reprezentant i tibetianëve në ekzil në BE. Ai jeton prej më shumë se 40 vjetësh në Zyrih. Nga pala kineze ishin Zhu Weiqun dhe Sitar, dy zyrtarë të rangut të lartë të frontit të unitetit të partisë komuniste.

Dalai Lama auf Pressekonferenz in Neu Delhi

Dalai Lama

Fronti i unitetit është përgjegjës për politikën ndaj pakicave. Tibetiani etnik Sitar konsiderohet si faktor me të ardhme në partinë komuniste. Ai ka qenë për kohë të gjatë diplomat jashtë shteti, ndër të tjera edhe në ambasadën kineze në Zyrih, vendbanimin e interlokutorit të tanishëm tibetian. Për takimin në Shenzhen agjensia kineze e lajmeve Xinhua shkruan, se ai është pikënisja e bisedimeve të tjera. Se kur dhe ku, mbetet e paqartë. Pekinasit janë me këtë të kënaqur.

"Dialogu është një gjë e mirë. Si ndërmjet personave të veçantë ashtu edhe ndërmjet qeverive. Duhet diskutuar për shumë çështje. Sa më keq të sillesh aq më shumë largohesh nga njëri-tjetri."

  • Data 05.05.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dtpa
  • Data 05.05.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dtpa