1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bisedime të forta – I ngarkuari amerikan me Lindjen e Afërme Mitchell në Izrael

Negociatori i posaçëm i SHBA, Xhorxh Miçëll po negocion aktualisht me kryeministrin e Izraelit, Beniamin Netanjahu. Ai synon ta bëjë qeverinë e Jeruzalemit që ta ndalojë ndërtimin e ngulimeve në zonat e pushtuara.

Negociatori i posaçëm i SHBA, Xhorxh Miçëll

Negociatori i posaçëm i SHBA, Xhorxh Miçëll synon ta bëjë qeverinë e Jeruzalemit që ta ndalojë ndërtimin e ngulimeve hebreje në zonat e pushtuara.

Jashtëzakonisht i mbuluar qendron për konkluzionet e tij negociatori i SHBA, Xhorxh Miçell pas bisedimeve të para në Jeruzalem. Deklaratat e shtypit, sipas të cilave qeveria amerikane dhe izraelite janë të të njëjtit mendim për temën qendrore të "ndërtimit të ngulimeve" nuk janë të sakta, tha Miçelli. Janë të nevojshme edhe "përpjekje" të tjera, për të kapërcyer ngecjen në diskutimin amerikano-izraelit.

Negociatori i posaçëm i SHBA, Xhorxh Miçëll me kryeministrin e Izraelit, Beniamin Netanjahu.

Netanjahu vërtet e tregon veten të gatshëm për bisedime, por ndërtimi i shtëpive vazhdon pa ndërprerje.

Presidenti i SHBA Obama ka kërkuar nga Izraeli ndalimin e plotë të ndërtimeve në ngulimet hebreje në Bregun Perëndimor. Kryeministri i Izraelit, Netanjahu pranoi se negociatat me SHBA duhet të vazhdojnë ende: "Ka ende punë që duhet bërë. Ka gjëra, në të cilat janë shënuar përparime dhe gjëra në të cilat ne duhet të bëjmë përparime. Unë shpresoj, se do t'i kapërcejmë kontradiktat dhe se do të ecim përpara me procesin diplomatik. Përsa na përket ne, nuk ka shkak për shtyrje. Ne nuk jemi ata që bllokojnë fillimin e procesit diplomatik."

Kryeministri Netanjahu miratoi para një jave ndërtimin e 450 blloqeve të reja me banesa për kolonë në Jordanin Perëndimor dhe i garantoi rreth 500 mijë kolonët në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor, se do të vazhdojnë të kryejnë një "jetë normale", edhe gjatë procesit të paqes. Ministri i jashtëm, Avigdor Liberman, i partisë ultranacionaliste "Shtëpia jonë Izrael", me të cilin Miçelli u takua që dje, nuk e fshehu refuzimin e tij për kërkesën amerikane që të ndalojë plotësisht ndërtimin e kolonive. Ai tha se veprimi i parë që kërkon të shohë është, që palestinezët të tërheqin padinë e tyre para gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Palestinezët i akuzojnë për krime kundër njerëzimit forcat izraelite të sigurisë, në luftën e Gazës.

Autor : Klemens Verrenkotte / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jf1m
  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jf1m