1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bisedime pas një faze të nxehtë- Përpjekje për vendosjen e qetësisë midis dy koreve

Gadishulli korean ka qenë gjysmëshekullin e fundit një prej rajoneve më të nxehta të botës. Sa e rrezikshme është gjendja, u duk më së miri vitin e kaluar, kur Koreja e Veriut sulmoi me artileri trupat e vendit fqinj.

default

Ushtarë të Koresë së Veriut dhe të Jugut

Së pari u dëgjuan armët, pastaj mbretëroi qetësia. Më në fund sërish filloi dialogu mes përfaqësuesve të të dy Koreve. Walter Klitz, drejtor i zyrës së Fondacionit Friedrich-Naumann në Seoul shpjegon: „Në fillim negociatat do të jenë në nivel pune. Bisedimet kanë për qëllim përgatitjet e negociatave politike dhe arritjen e marrëveshjes se në çfarë niveli do të zhvillohen ato. Palët do të merren vesh edhe për përmbajtjen e bisedimeve.“

Südkorea Insel Yeonpyeong Konflikt mit Nordkorea Dossierbild 1

2 gusht, 2010, Marina koreano-jugore godet ishullin koreano-verior Baengnyeong

Bisedimet për bisedimet e arshshme dëshmojnë se sa të akullta janë raportet dhe se tendosjet e fundit mund të çojnë deri në konflikt të armatosur. Sa për rikujtesë: në maj të vitit 2010 u fundos anija luftarake „Cheonan“ me 46 ushtarë. Një komision hetimor konstatoi se përgjegjësinë për këtë sulm e mban Koreja e Veriut, e cila e ka hedhur poshtë këtë akuzë duke insistuar se Koreja e Jugut duhet të kërkojë falje. Në nëntor Veriu reagoi ashpër kur Jugu zhvilloi manovra në pjesën e kontestuesshme të kufirit ujor. Ujdhesa Yeonpeyong u qëllua me artileri. Lufta e ftohtë nuk ka qenë kurrë më e nxehtë mes këtyre vendeve. Në dhjetor u zhvillua një manovër e madhe e koreanojugorëve dhe trupave amerikane.

Eksperti ushtarak Rüdiger Frank nga Universiteti i Vjenës sheh pengesa të mëdha në rrugën e negociatave. „Në njërën anë për Korenë e Jugut është shumë problematike që të afrohet me Korenë e Veirut për shkak të një retorike shumë të ashpër të viteve të fundit. Në anën tjetër asnjëra prej këtyre vendeve nuk mund t'i lejojë vetes që të mos futet në dialog."

Nordkorea Befreiungstag Flash-Galerie

Korea e Veriut

Koreja Jugore e zhvilluar industrialisht ka nevojë për një rreth paqësor, sepse tensionet largojnë investitorët. Ndërsa Koreja Veriore varet prej ndihmave nga jashtë, thotë Walter Klitz.

Veriu ka përvojë me lojën e tendosjeve dhe shtendosjeve të gjendjes. Pas tensioneve të shumta në fund të vitit të kaluar erdhi një valë e tërë sinjalesh paqësore. Në fund të dhjetorit Penjani pranoi që të rikthehen në këtë vend edhe kontrollorët e Organizatës Ndërkombëtare për Energji Barthamore, bëri të ditur Richardson. „Veriu është i gatshëm që t`u lejojë nëpunësve të Organizatës Ndërkombëtare për Energji Barthamore të futen në uzinat në Yeonpyong, që të binden se atje nuk po bëhet kurfarë pasurimi i uraniumit. E dyta, Veriu është i gatshëm për negociata me Jugun edhe për shitjen e rreth 12.000 kokave të përdorura për djegie bërthamore."

Nordkorea Südkorea Hyun Kim Delegation am Tisch

Ministri koreanojugor i bashkimit Hyun In-taek dhe shefi i shërbimit informativ koreanoeior Kim Yang Gontakohen në Seul, 2009

Gazeta „Washington Post“ ka bërë të ditur në fillim të shkurtit se Koreja e Veriut ka edhe uzina të tjera sekrete për përpunime bërthamore. Veriu në urimet e Vitit të Ri ka bërë thirrje për dialog dhe paqe. Nga Koreja e Veriut ka ardhur edhe iniciative për negociatat e tanishme. Mirëpo është shumë e mundur që Kina dhe SHBA të kenë ushtruar në sfond presion ndaj aleatëve të tyre në Penjan dhe Seul. Kjo temë ishte në rend dite edhe gjatë vizitës së fundit të presidentit kinez Hu Jintao në SHBA.

Autor: Matthias von Hein/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 08.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10CjO
  • Data 08.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10CjO