1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Bisedime paqeje" për Sirinë në Moskë? - Roli i Rusisë

Qeveria ruse ka ftuar të hënën përfaqësues të regjimit të Asadit dhe të opozitës për bisedime në Moskë. Asad do të përdorë "Shtetin Islamik" për të ruajtur pushtetin, shprehen kundërshtarët e tij.

Pjesëmarrje apo jo? Prej ditësh anëtarët e grupeve të ndryshme opozitare debatojnë për këtë çështje. Duhet ta pranojnë ata ofertën ruse për negociata me qeverinë e Asadit apo më mirë ta refuzojnë? Të hënën( 26.01) Moska ka ftuar si qeverinë ashtu edhe opozitën e përçarë për bisedime. Hezitimi i opozitarëve: Duhet ta dëgjojnë ata thirrjen e një shteti, i cili që në fillim ka qenë në anën e regjimit sirian dhe tani ofrohet si ndërmjetësues?

Grupet opozitare u takuan javën e shkuar në Kajro, por edhe pas takimit skepticizmi për neutralitetin e mikpritësit nuk u zhduk. Moska ka ftuar përfaqësues të përzgjedhur nga opozita, të cilët jo patjetër përfaqësojnë grupet e caktuara.

Presion nga Moska

Përfaqësues nga opozita janë kundër edhe mënyrës së ftesës nga Moska. "Ata që do t'i qëndrojnë larg procesit të negociatave nuk do të kenë më ndikim gjatë gjithë procesit", ka thënë ambasadori rus, Vitali Tshurkin para bisedimeve.

Der russische Botschafter bei der Uno Witali Tschurkin 2012

Ambasadori rus, Vitali Tshurkin para bisedimeve me fjalë jo inkurajuese për opozitën siriane

Fjalë jo edhe aq inkurajuese për opozitën. Reza Afshar, një ish-diplomat britanik dhe këshilltar i forcave opozitare britanike shprehet: "Një proces që iniciohet nga rusët, që e kanë mbështetur me armë dhe ekspertizë Asadin, dhe që tani zgjedhin këtë të duan për ta ftuar për bisedime - ky proces i shqetëson shumë nga opozitarët."

Opozita kërkon qeveri të përkohshme

Opozita kërkon që të flitet për dorëheqjen e Asadit. "Po qe se nuk ka kushte në drejtim të arritjes së qëllimeve politike, pra një qeveri të përkohshme pa Asadin dhe me kompetenca të plota ekzekutive - atëherë ne nuk kemi asnjë arsye pse të shkojmë në Moskë", thotë Miurhan Jouejati, përfaqësues i koalicionit të forcave opozitare siriane.

Por Moska nuk është e gatshme të përmbushë kushte. Megjithatë ndërmjetësuesit janë të hapur që të bisedohet për të gjitha çështjet që shqetësojnë palët. Asnjë temë nuk duhet të përjashtohet. Kjo nuk i mjafton opozitës që trembet se ky proces kërkon të legjitimojë rolin politik të Asadit. "Të shkosh në Moskë, në një kohë që Asadi mban mijëra të burgosur civilë dhe demonstrues në burgje, dhe lejon vdekjen si shiu të bjerë në qytetet siriane, kjo do të thotë goditje e fundit për Sirinë", thotë Nasr-al Hariri zëdhënës i koalicionit opozitar.

Berlin - Mitglied des Syrischen Nationalrates

Murhaf Jouejati nga opoziza siriane

Dialog me Hisbollahun

Përfaqësues të regjimit sirian përkundër kësaj prej muajsh qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjen ruse. Vjeshtën e shkuar kanë shkuar disa delegacione të nivelit të lartë në Moskë, të cilat kërkuan edhe një kredi prej tre miliardë dollarësh në Moskë. Por qeveria ruse nuk e miratoi këtë. Sipas vëzhguesve Moska ka vetë probleme financiare për shkak të krizës në Ukrainë, nga ana tjetër edhe një mjet presioni ndaj qeverisë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mihail Bogdanov e bëri të qartë përse bëhet fjalë gjatë vizitës së tij në Damask në dhjetor. "Qëllimi ynë bazë dhe më i rëndësishëm është luftimi i terrorizmit." Këto ishin fjalë që lidheshin me kërcënimin e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Për ta theksuar se sa seriozisht e ka Moska me këtë, Bogdanov qëndroi shkurt në Bejrut, ku sipas mediave është takuar edhe me kreun e Hizbollahut, Hasan Nasrallah. Hizbollah mbështet Asadin me mijëra luftëtarë, dhe është i lidhur ngushtë me Iranin, një vend që jo vetëm në Moskë, por edhe në Uashington po shihet gjithnjë e më shumë si një partner i rëndësishëm në luftën kundër IS. Pas takimit Bogdanov-Nasrallah, zëvëndësministri i Jashtëm rus, u shpreh para mediave: "Çdokush duhet të përgatitet për kompromise të dhimbshme me qëllim që Siria të dalë nga kriza."

John Kerry

John Kerry nuk e përmendi në mesin e janarit dorëheqjen e Asadit

Llogaria e Asadit

Luftës kundër terrorizmit po i japin një rëndësi gjithnjë e më të veçantë edhe Shtetet e Bashkuara. Nëse më parë ato kërkonin kategorikisht dorëheqjen e Asadit, tani duket se qëllimet e tyre po i përshtasin me situatën e re të krijuar. Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry në mesin e janarit deklaroi se Asad duhet të angazhohet gjerësisht për popullsinë e tij, e jo të luftojë kundër shumicës së sirianëve. Gjendja kaotike po tërheq gjithnjë e më shumë terroristë në vend, qëllimi i të cilëve është rrëzimi i qeverisë Asad. Opozitës siriane i ka rënë në sy: Kerry nuk bëri më fjalë për një dorëheqje të Asadit. Prandaj opozita mendon se edhe bisedimet në Moskë do të shërbejnë për të mbajtur në pushtet Asadin. Strategjia e tij del kështu me sukses: Rusia, SHBA dhe Irani ruajnë pushtetin e Asadit, me qëllim që bashkë me të të luftojnë terroristët, të cilët vetë Asadi para katër vitesh i liroi nga burgjet.