1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Birmania në mes të kaosit të katastrofës dhe referendumit

Birmania po sundon kryetitujt sërish, por jo siç pritej, për shkak të referendumit kushtetues që zhvillohet të shtunën, por për shkak të një katastrofe natyrore, përmasat e së cilës nuk dihen ende.

default

Numri i viktimave të ciklonit nuk dihet ende

E sigurtë është se cikloni shkretoi jugun e vendit. Sipas të dhënave zyrtare stuhia u kushtoi jetën së paku 15.000 vetëve, qindramijëra i la pastrehë dhe pa ujë të pijshëm, ushqime dhe ilaçe. Vuajtja e popullatës është aq e madhe, saqë vetë rregjimi i rreptë ushtarak duhet të pranojë, se nuk mund të përballohet pa ndihmën e huaj.

Akoma janë të panjohura kushtet, në të cilat pranohet ndihma, por e qartë është se cikloni u ka prishur shumë punë ushtarakëve. Referendumi i kushtetues i organizuar prej tyre, që do të siguronte edhe sundimin e ushtrisë në të ardhmen duhej të zhvillohej në heshtje pa pjesëmarrje të opinionit botëror, dhe të siguronte një rezultat tipik votimesh për diktaturat. Por tani jo vetëm në sytë e opinionit botëror, ndihmësit e huaj mund të bëhen vëzhgues të padëshërueshëm të votimeve.

Udhëheqja nuk do ta shtyjë referundumin

Myanmar Birma Zyklon Zerstörungen in Rangun

Shkatërrime në Rangun

Për ta penguar këtë junta do ta kryejë sa më parë të jetë e mundur zhvillimin e referendumit. Ajo i qëndron afatit fillestar (10.05.08). Vetëm në rajonet më të prekura lejohet shtyrja e afatit të referendumit. Junta zbulon edhe më shumë synimin e saj, sepse vetëm për arsye logjistike votimi i rregullt është i pamundur pas katastrofës.

Se sa gjatë do ta mbajë këtë farsë regjimi varet edhe nga fakti, se në çfarë kushtesh do të vijnë ndihmat dhe ndihmësit nga jashtë shtetit. Natyrisht ushtarakët shpresojnë tek aleatët e tyre. India dhe Kina kanë premtuar se do të japin ndihma. Dhe që të dyja si edhe në të kaluarën nuk do të përzihen në "çështjet e brendshme" të vendit, por me rritjen e numrit të viktimave dhe nevojën për t´u ardhur në ndihmë të mbjetuarve junta nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë ndihmën nga jashtë. Para katër vjetësh Cunami në Aceh të Indonezisë me anë të prezencës së madhe të ndihmësve të huaj çoi në përfundimin e luftës së përgjakshme civile. Paralele me gjendjen në Myanmar.

Pakënaqësi në rritje

Që tani po rritet pakënaqësia e popullsisë për dështimin e dukshëm të ushtarakëve. Nga njëra anë nuk u paralajmërua në kohën e duhur dhe sa duhet për përmasat e stuhisë që afrohej, nga ana tjetër masat e ndihmës në vend ecin shumë ngadalë. Një shtyrje e votimit është më se e domosdoshme. E lidhur me këtë është edhe shpresa, që referendumi kushtetues të zhvillohet dikur më vonë nën vëzhgimin ndërkombëtar dhe në Myanmar të zhvillohen me të vertetë zgjedhje të lira. Atëherë katastrofa e tmerrshme - edhe pse tingëllon cinike - do të kishte të mirën e saj.

DW.COM

  • Data 06.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dubn
  • Data 06.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dubn