1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Birmania do të marrë në 2014 kryesinë e ASEAN

18 Nëntor 2011

Samiti i ASEAN-it, me vizitën e presidentit të SHBA-së Barack Obama është në fazën e tij më të rëndësishme. Një prej temave është kryesia e ASEAN-it, që do ta marrë në 2014Birmania.

https://p.dw.com/p/13DDS
Samiti i ASEAN-it - Barack Obama dhe Manmohan Singh në Bali.
Samiti i ASEAN-it - Barack Obama dhe Manmohan Singh në Bali.Fotografi: dapd

Presidenti amerikan Barack Obama sheh në 12 muajt e fundit në Birmani përparime të vogla në drejtim të reformave. Përkundrejt reporterëve, Obama tha në kuadër të samitit ASEAN që po zhvillohet në Bali të Indonezisë, se zhvillimet hapin dyert për një marrëdhënie të re të SHBA-së me shtetin e izoluar prej kohësh, i cili para nëntë muajve i dha fund diktaturës ushtarake. Përveç kësaj, presidenti amerikan njoftoi se ministrja e Jashtme Hillary Clinton në një të ardhme të afërt do të udhëtojë për në Birmani për bisedime. Kjo do të jetë vizita e parë qysh prej 50 vjetësh e një ministri të jashtëm amerikan në këtë vend.

Pjesëmarrësit në samitin e ASEAN-it.
Pjesëmarrësit në samitin e ASEAN-it.Fotografi: dapd

Obama deklaroi se ai ka rënë dakord në një telefonatë me fituesen e çmimit Nobel për paqe Aung San Suu Kyi për vendimin që ajo ka marrë. Politikania opozitare është qysh para një viti e liruar nga arresti shtëpiak. Partia e saj, "Liga Kombëtare për Demokraci", këtë të premte do të shpallë zyrtarisht kthimin e saj.

Të premten (18.11.) në samitin ASEAN do të diskutohet për marrjen e kryesisë nga Birmania si dhe konfliktin mes Kinës dhe shteteve kufitare aziatike të Detit kinezojugor.

Në Detin e Kinës Jugore rreth ishujve Spratly, ku mendohet se ka rezerva gazi dhe nafte, Kina është në konflikt me Vietnamin, Filipinet dhe Malajzinë për të drejtën e pronësisë.

Autor: Mimoza Kelmendi (dpa)

Redaktoi: E. Xhani