1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Bill Gates largohet nga tribuna e teknologjisë së lartë

Të hënën Bill Gates, do të bëjë të ditur tërheqjen nga koncerni Microsoft. Multimiliarderi do t'i kushtohet në të ardhmen punës së vet si filantrop në 'Fondacionin Bill & Melinda Gates'

Bill Gates

Bill Gates

Kur është fjala për Bill Gates-in opinionet janë të ndara. Disa e admirojnë si vizionar të madh, programet e konpjuterave të të cilit i shndërruan në aparate përbindëshat e dikurshëm llogaritës plot kriptograme, të cilët përdoren sot sikur të ishte e vetëkuptueshme për letra elektronike, muzikë, fotografi, video dhe shumë më tepër. Të tjerët nga ana tjetër e kanë halë në sy, për të mos thënë se ai është objekt urrejtjeje. Sipas tyre, ai nuk ka pasur asnjëherë ide të vetat. Ai vetëm ka imituar idetë e të tjerëve dhe i ka tregtuar ato më mirë - në rast nevoje me anë të pushtetit të tij të pamasë në treg dhe me anë të avokatëve të tij.

Por ç'thotë vetë Bill Gates për këtë? Vite më parë kompjuterat ishin makina që kushtonin miliona dollarë dhe që ndërtoheshin vetëm për sipërmarrje të mëdha, kujtonte ai në një fjalim të vitit 1999 para nxënësve të shkollës së përgjithshme në Bonn-Beuel:

'Ata u ndërtuan për të shtypur fatura dhe për të ruajtur sasi gjigante të dhënash. Ata nuk kishin të bënin aspak me individin, me nevojat personale të njeriut. Ajo që e ndryshoi vërtet rrjedhën ishti mrekullia e mikroprocesorit, mundësitë dhe kapacitetet e jashtëzakonshme në një chip të vetëm. Shoku im Paul Allan dhe unë, ne e pamë këtë chip dhe i thamë vetes, kjo është diçka që mund ta kthente kompjuterin në një instrument personal për cilindo.'

Por revolucionari përfytyrohet të jetë krejt ndryshe. Bill Gates duket edhe sot si djaloshi që banon ngjitur, që prek me nervozizëm syzet e tij. Edhe të folurit lirshëm nuk e zotëron. Por në thelb këtë ai as nuk e ka të nevojshme - me të shoqen, Melinda, jeton në një shtëpi natyrisht plotësisht të digjitalizuar dhe të automatizuar në liqenin e Uashingtonit në afërsi të Seattle-it dhe vepron si 'big spender', si dhurues zemërgjerë që ka ngritur fondacione të ndryshme dhe shpërndan miliarda, ndër të tjera për programe vaksinimi në boten e trete. Dhe për këtë fondacion ai dëshiron të kujdeset tani plotësisht.

  • Data 04.01.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkDc
  • Data 04.01.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkDc