1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bill Clinton mbështet politikën e Obamës

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka mbrojtur politikën e presidentit aktual Barak Obama. Nuk mund të përballojmë t´i japim qeverinë dikujt që do të dyfishonte uljen e taksave për të pasurit," tha ai.

Barack Obama dhe Bill Clinton

Barack Obama dhe Bill Clinton

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton evidentoi kontrastin mes punës që presidenti Barack Obama ka bërë në investimet publike, si në infrastrukturë, shkencë dhe edukim, dhe theksit që ish-guvernatori i Masaçusetsit, Romney, i ka dhënë de-rregullimit dhe tregut të lirë, si një mënyrë për të stimuluar ekonominë e lodhur të Amerikës. "Ne besojmë se kur jemi të gjithë bashkë, është një filozofi më e mirë se kur je vetëm," tha ish-presidenti gjatë fjalimit të tij përgjatë së Mërkurës, në Konventën Kombëtare Demokratike në Karolinën e Veriut.

Fushata elektorale për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara është fokusuar më së shumti në krijimin e vendeve të punës. Afërsisht 12.8 milionë amerikanë janë aktualisht të papunë, katër vite pas prag-kolapsit të sektorit financiar që kërcënoi Amerikën, e cila ishte në situatën e saj më të vështirë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh të vitit 1930.

Romney thekson përvojën në biznes

Javën e kaluar, në Florida, guvernatori Romney, një ish-kapitalist, mbrojti përvojën e tij në sektorin privat, duke argumentuar se presidenti Obama nuk ka përvojë në biznes që të përmirësojë ekonominë. "Sot ka ardhur koha që të lëmë pas krahëve zhgënjimet e katër viteve të fundit," tha Romney gjatë fjalimit në prezantimin e kandidaturës së tij në Konventën Kombëtare Republikane në Tampa.

Bill Clinton

Bill Clinton

Clinton kritikon politikën e Republikanëve

Por Klinton kritikoi Romneyn përgjatë së Mërkurës, duke thënë se presidenti Obama e kishte shpëtuar Amerikën nga situata të vështira ekonomike, duke nxjerrë nga balta industrinë e automobilëve dhe duke implementuar masa stimuluese. "Asnjë president, as unë, asnjë nga paraardhësit e mi, askush nuk do të kishte mundur të riparonte dëmet që Obama arriti t´i bënte në katër vite," tha Klinton.

Ish-presidenti sulmoi Republikanët për mbështetjen e tyre ndaj të ashtuquajturës "trickle down economics", në të cilën nga ulja e taksave për të pasurit përfitojnë shtresat e ulëta dhe të mesme. Klinton argumentoi se politika të tilla ishin burimi i sëmundjeve aktuale të ekonomisë së tanishme amerikane. "Nuk mund të përballojmë që t´i japim qeverinë dikujt që do të dyfishonte uljen e taksave për të pasurit," tha ai.