1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bilanc shumë i mirë bashkëpunimi

Më shumë se dy miliardë euro ka qarkulluar vitin e kaluar GIZ-i, Shoqata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, që është edhe rekord. Në Berlin ajo prezantoi raportin vjetor.

GIZ, Shoqata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ekziston prej një viti e gjysmë. Ajo u krijua me nxitjen e ministrit gjerman të Zhvillimit Dirk Niebel në fillim të vitit 2011 nga tri organizatat gjermane, Agjencia për Bashkëpunim Teknik (GTZ), Shërbimi Gjerman për Zhvillimin (DED) dhe agjencia arsimore "Inwent". Bilanci i kryetarit të kryesisë së kësaj shoqate Bernd Eisenblätter, është se kjo shkrirje ishte e sukseshme: "Ne jemi një ofrues më i mirë shërbimesh për qeverinë federale. Njohuritë tona sot kërkohen edhe më shumë, qoftë në vendet e industrializuara, përfshirë këtu edhe në Gjermani, qoftë në vendet në zhvillim. Ne jemi bërë më të efektshëm. Dhe në këtë rrugë të rritjes duam të vazhdojmë, së bashku me punonjësit tanë. "

GIZ ka më shumë se 17.000 të punësuar,  në Gjermani dhe jashtë vendit. Përveç kësaj ka edhe 3.700 të rinj që punojnë në kuadër të programit "Weltwärts" në vendet në zhvillim dhe 9.700 pensionistë që punojnë si ekspertë për GIZ-in. Vëllimi i biznesit të kompanisë ishte në vitin 2011 më shumë se 2 miliardë euro, një rritje prej rreth 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Kompania është e shëndoshë financiarisht dhe shërben si një model për të tjerët theksoi Eisenblätter, që pas gati 20 vjet në krye të bashkëpunimit gjerman për zhvillim po del në pension.

Schlagworte: GIZ Wer hat das Bild gemacht/Fotograf? Silvera Padori - Klenke Wo wurde das Bild aufgenommen: 26.Juni 2012, GIZ - Jahrespressekonferenz 2012 Wer oder was ist auf dem Bild zu sehen: Dr. Bernd Eisenblätter (GIZ Vorstandssprecher) und Hans-Jürgen Beerfeltz, Staatssekretär im BMZ und Vorsitzender des GIZ Aufsichtsrates Hiermit räume ich der Deutschen Welle das Recht ein, das/die von mir bereitgestellte/n Bild/er zeitlich, räumlich und inhaltlich unbeschränkt zu nutzen. Ich versichere, dass ich das/die Bild/er selbst gemacht habe und dass ich die hier übertragenen Rechte nicht bereits einem Dritten zur exklusiven Nutzung eingeräumt habe. Sofern ich das hiermit zugesandte Bild nicht selbst gemacht, sondern von einem Dritten, dem o.g. Fotografen, zugeliefert bekommen habe, versichere ich, dass mir dieser Dritte die zeitlich, räumlich und inhaltlich unbeschränkten Nutzung auf der Internet Plattform DW-WORLD.DE übertragen hat und mir schriftlich versichert hat, dass er das/die Bild/er selbst gemacht und die Rechte hieran nicht bereits Dritten zur exklusiven Nutzung eingeräumt hat. Zulieferer: Silvera Padori-Klenke

Bernd Eisenblätter dhe Hans-Jürgen Beerfeltz, Sekretar Shteti pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik

Por bashkëpunimi gjerman për zhvillimin nuk është duke punuar vetëm për struktura të reja dhe më efikase, por ka zhvilluar edhe standarde të reja për bashkëpunimin me vendet partnere. Për shembull, vendet partnere duhet t'i nënshtrohen një testi për të drejtat e njeriut. Vetëm ato vende që respektojnë të drejtat e njeriut, mund të përfitojnë grante nga shteti gjerman. Hans-Juergen Beerfeltz, Sekretar Shteti pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik, BMZ, theksoi: "Ne themi qartë se gjithmonë është fjala për vlerat, por fjala është gjithmonë edhe për interesa. Ne besojmë që kjo është e sinqertë. Dhe në rast se bashkëpunimi për zhvillim do që të ketë sukses dhe jo të jetë vetëm një supë ndihmash me ushqime, atëherë duhen përcaktuar interesat e përbashkëta të bashkëpunimit për zhvillim të vendeve partnere për të ardhmen, përndryshe ne nuk do të jemi të suksesshëm."

Kështu kjo ministri e udhëhequr nga partia FDP mbështetet më shumë në bashkëpunimin me sektorin privat. Për shembull me industrinë gjermane të sigurimeve. Kështu p.sh. në Azi sot ka 5 milionë fermerë të vegjël që janë siguruar prej Allianz Re ndaj të korrave të këqia, thotë shefi GIZ-it Bernd Eisenblätter.

Fushat prioritare të ndihmës gjermane për zhvillim vitin e kaluar ishin në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Sidomos në Tunizi dhe Egjipt, Gjermania synon përmirësimin e bashkëpunimit, pas ndryshimeve politike në këto vende.

E vështirë për politikën  gjermane të zhvillimit mbetet situata në territoret e pushtuara palestineze. Administrata ushtarake izraelite pengon apo madje shkatërron vazhdimisht projektet gjermane të zhvillimit . Por sipas sekretarit të shtetit pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik, Beerfeltz, kjo nuk do ta ndalojë Gjermaninë që të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me autoritetet palestineze.