1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bilanc pozitiv i ministrit Vestervele në Lindjen e Mesme

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Lindjen e Mesme , ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle u takua me udhëheqjen palestineze. Në Ramallah ai diskutoi me kryeministrin e palestinezëve, Fajad, për procesin e paqes.

Ministri i jashtëm Gjerman, Gido Vestervele dhe presidenti i Izraelit, Shimon Peres

Ministri i jashtëm Gjerman, Gido Vestervele dhe presidenti i Izraelit, Shimon Peres

Ai shkon në Lindjen e Mesme edhe për të mësuar. Këtë e tha Guido Westerwelle para nisjes për në Izrael dhe territoret autonome palestineze. Dhe me të vertetë Ministri i ri i Jashtëm gjerman pati mjaft raste për t'u njohur me situatën komplekse në këtë rajon. Udhëtimi me makinë nga Jeruzalemi për në Ramallah në ditën e dytë të vizitës ishte për Guido Westerwellen mësim nga praktika. Me delegacionin e tij ai kaloi pika izraelite kontrolli, që për palästinezët janë të pakalueshme. Ai kaloi përbri murit tetë metër të lartë prej betoni, që izolon hermetikisht palestinezët nga bota e jashtme. Para kryeministrit palestinez Salam Fajad, Westervelle tha.

"T ë bëhet gjithçka për të rigjallëruar sa më parë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët do të ketë vetëm në kuadër të një zgjidhjeje të drejtë me dy shtete. Për këtë na duhet një rifillim sa më i shpejtë i bisedimeve."

Kryeministri Fajad u nis nga fjalët e Westerwelles dhe iu referua "Road Map":

" N jë prej premisave më të rëndësishme është zbatimi i Road Map. Në Road Map pëfshihet domosdoshmëria e ndërprerjes së plotë të të gjitha aktiviteteve të ngulimeve. Ministri i Jashtëm gjerman dhe unë ishin të një mendimi, që aktivitetet e ndërtimit të ngulimeve duhen ndërprerë."

Që dje Ministri i Jashtëm gjerman theksoi ndaj bashkëbiseduesve izraelitë se Road Map është baza e politikës gjermane në Lindjen e Afërt. Stacioni i parë i vizitës ishte dje monumeti i Holokaustit Yad Vashem, ku Guido Westerwelle vendosi një kurorë. "Ne nuk do të harrojmë, përgjegjësia jonë mbetet, miqësia jonë rritet!" shkroi ai në librin e kujtimeve. Në prag të vizitës së tij Këshilli i Qëndror i Hebrejve në Gjermani i kishte kujtuar Westerwelles të ashtuquajturën afera Mö llemann para më shumë se 7 vjetësh. Ish zvkryetari i atëhershëm i liberalëve kishte krijuar dyshime për antisemitizëm me sulmet e tij kundër kryeministrit të möparshöm izraelit Sharon dhe ish zëvendëskryetarit të Këshillit Qëndror i Hebrejve, Friedmann. Por megjithatë hipotekë për Westerwellen në Izrael, siç thotë sekretari i përgjithshëm i Këshillit Qëndror të Hebrejve, kjo nuk është. Ky debat zhvillohet kryesisht në Gjermani.

Biseda e parë me kryeminsitrin izraelit Netanjahu shkoi dje në atmosferë shumë miqësore, edhe pse diferencat në mendime u bënë të qarta. Kështu Westerwelle theksoi kritikën e qeverisë gjermane ndaj politikës izraelite të ngulimeve. Në takimin e mëpastajmë me homologun e tij izraelit Liebermann ishte në qendër programi atomik iranian. Në një formë tej mase të ashpër Westerwelle paralajmëroi Iranin të ketë kujdes nga armatimi atomik.


" N jë armatim atomik i Iranit është për ne i papranueshëm. Durimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i pafund, armatimi atomik i Iranit nuk është i papranueshëm vetëm për Izraelin. Është i papranueshëm edhe për bashkësinë ndërkombëtare."

Siguria e Izraelit, tha Westerwelle, nuk është e negociueshme nga askush. Qeveria izraelite e sheh programin atomik iranian si kërcënim ekzistencial. Edhe në këtë pikëpamje shpresojmë më shumë angazhim nga Gjermania u shpreh Ministri i Jashtëm izraelit Liebermann.

" U në kam shprehur besimin për një rol më aktiv të Gjermanisë në rajonin tonë. Mendoj se Ministri i Jashtëm gjerman mund të japë një kontribut të madh, për të çuar përpara procesin diplomatik në Lindjen e Mesme."

Me një vizitë kortezie tek presidenti izraelit Shimon Peres përfundoi vizita e Guido Westerwelles në Lindjen e Mesme.

Autor: Hans Joahim Wiese/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KfaO
  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KfaO