1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bilanc i një suksesi të kufizuar- Viti i Gjermanisë si anëtare në KS

Gjermania u zgjodh para një viti anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Si anëtare e dhjetë jo e përhershme. Ndryshe nga anëtarët e përhershëm, ajo nuk ka të drejtën e vetos.

Guido Westerwelle, ministri i jashtëm i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork

Guido Westerwelle, ministri i jashtëm i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork

Kjo është shumë e qartë. Mbi veprimtarinë e Këshillit të Sigurimit vitin e kaluar nuk mund të ankohesh. Përmbysjet e krijuara në pranverën arabe kanë bërë që Forumi më i lartë i Kombeve të Bashkuara përsëri të vendosej në një provë të vështirë. Gjermania, sipas ambasadorit të Berlinit në Kombet e Bashkuara, Peter Wittig duhet të luante për këtë një rol të rëndësishëm. "Ne i përkasim timonierëve në Këshillin e Sigurimit. Kjo ka të bëjë shumë me çështjet kryesore që ofrojmë në rendin e ditës. Aty ne kemi pasur një rol vendimtar“.

Për ta bërë gjendjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura më të përballueshme dhe për ta sensibilizuar bashkësinë ndërkombëtare që nga ndryshimi i klimës mund të krijohen edhe rreziqe për sigurinë kombëtare. Për këto tema Gjermania ka shënuar rezultate të vogla, por të qëndrueshme. Me përpjekje aktive u përpoqën diplomatët gjermanë në OKB të sillnin edhe vendime të Këshillit të Sigurimit për gjendjen kritike në Jemen dhe veçanërisht për shtypjen e përgjakshme të lëvizjes së protestuesve në Siri.

KS dështon në Siri megjithë këmbënguljen gjermane

Peter Wittig, ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara

Peter Wittig, ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara

Por për shkak se pa vullnetin e pesë vendeve të përhershme anëtare nuk mund të vendoset asgjë, Këshilli i Sigurimit ka qëndruar duarkryq lidhur me veprimet brutale të regjimit të Assad-it, pavarësisht këmbënguljes gjermane. "Kjo nuk është faqe e lavdishme për ata që e kanë penguar deri tani atë dhe unë do të përmendja veçanërisht dy vetot e vendeve të fuqishme, të cilët kanë ofruar edhe një projektrezolutë për këtë rast”, shprehet ambasadori Wittig.

Eshtë fjala për Rusinë dhe Kinën, që për tregtinë e begatë me armë me Sirinë lënë hapur respektimin e të drejtave të njeriut. Në fund të fundit Gjermania arriti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që të realizojë një rezolutë, në të cilën qeveria në Damask do të dënohej në formën më të ashpër. Edhe nëse rëndësia politike e këtij votimi është më pak e njohur se sa vendimet e tjera të Këshillit të Sigurimit.

Përpjekjet e Gjermanisë për çështjet humanitare, njihen nga vendet anëtare të OKB-së madje nganjëherë janë vlerësuar. I efektshëm, praktik, pak egoist dhe i besueshëm, do të përshkruhej roli i Berlinit si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Berlini pretendon për një vend të përhershëm në KS

Pamje simbolike e Këshillit të Sigurimit

Pamje simbolike e Këshillit të Sigurimit

Për këtë arsye u prit me habi një votë, e cila edhe sot vihet në diskutim. Qëndrimi i Gjermanisë për votimin e Rezolutës 1973 për Libinë, me të cilën Këshilli i Sigurimit vendosi krijimin e një zone ndalim-fluturimi dhe me këtë indirekt mbështetjen e kryengritësve kundër Gaddafi-t.

Për distancimin në mënyrë demonstrative të Berlinit nga partnerët në BE dhe aleatët në NATO, sipas ambasadorit Wittig, kjo shpejt u kthye në rendin e ditës."Ne këtu nuk jemi diskriminuar në asnjë mënyrë ose izoluar apo stigmatizuar. Jo, kjo është pranuar këtu si vota e një shteti anëtar të rëndësishëm europian"

Një temë që në qarqet diplomatike gjermanë preket vetëm kur pyet është pretendimi i Berlinit për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Roli i përkohshëm si anëtar jo i përhershëm, vlerësohet nga shumë si kandidaturë për vendime më të larta. Edhe një strukturë e re e Këshillit të Sigurimit është e mundur vetëm me bekimin e fuqive që kanë të drejtën e vetos. Por pesë vendet anëtare – Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA – deri tani u kanë rezistuar me sukses përpjekjes për reforma.

Autor: Thomas Schmidt/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi