1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Bilanc i mirë për atletikën e lehtë gjermane

Në mbyllje të kampionatit Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë, atletët gjermanë zunë vendin e katërt në renditjen e medaljeve, pas Rusisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

default

Në mbyllje të Kampionatit Evropian të Atletikës së Lehtë në Barcelonë, ekipi gjerman mblodhi mjaft medalje. Medalje të artë fitoi në kërcim të gjati Christian Reif, duke arritur rezultatin më të mirë në botë për këtë vit me 8,47 metra.

Athletik EM in Barcelona Christian Reif

Medalje e artë për Christian Reif.

Medalje argjendi fitoi stafeta 4x400 metra për femra. Një tjetër medalje argjendi u fitua nga kampioni i botës në hedhje disku, Robert Harting. Në kërcim së larti Ariane Friedrich fidoi medaljen e bronztë, sikurse stafeta 4x100 metra e meshkujve.

Athletik EM in Barcelona Ariane Friedrich

Atletja gjermane Ariane Friedrich mori bronz në kërcim së larti.

Me katër medalje ari, gjashtë argjendi dhe gjashtë bronzi federata gjermane e atletikës zuri vendin e katërt në renditjen e medaljeve, pas Rusisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti i Federatës Gjermane të Atletikës së Lehtë, Clemens Prokop u shpreh i kënaqur me rezultet e atletëve gjermanë:

"Pritjet tona u tejkaluan. Krahasuar me Kampionatin e fundit Evropian ne e kemi përmirësuar rezultatin me gjashtë medalje. Dhe kemi disa arritje absolutisht të klasit botëror. Kemi atletë të rinj që kanë arritur majën botërore. Pra ishte një ngjarje sportive e mrekullueshme."

Autor: dpa / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZq4
  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZq4