1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bie erë intrige - Spekullime mbi gjermanët e arrestuar

Sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së përgjithshme në Prishtinë, të tre njerëzit e BND-së të arrestuar në Kosovë janë të përfshirë në shpërthimin që ndodhi në zyrat e përfaqësuesit civil ndërkombëtar në Kosovë.

Tre gjermanët e arrestuar që akuzohen se kanë marrë pjesë në shpërthimin zyrës së EULEX-it në Kosovë - 22 nëntor 2008

Tre gjermanët e arrestuar që akuzohen se kanë marrë pjesë në shpërthimin zyrës së EULEX-it në Kosovë - 22 nëntor 2008

Është shteti i Kosovës një shesh rrëmujshrash me agjentë, mashtrues dhe aventurierë? Kjo përshtypje është krijuar pas rastit të kapjes së tre njerëzve të BND-s, që akuzohen për shpërthimin e ndodhur në zyrën e përfaqësuesit civili ndërkombëtar, dhe që do të qëndrojnë 30 ditë në gjendje arresti.

Fillimisht kjo ngjarje nuk pati bërë ndonjë bujë

Por qëkur u bë e ditur se të tre gjermanët e arrestuar kanë dokumenta BND dhe se ata kishin me vete një plan të ndërtesës së dëmtuar, kjo çështje ka pushtuar mediat. Nga qarqet gjermane të sigurisë bëhet e ditur vetëm se të tre njerëzit e BND-s nuk kanë pasur të bëjnë me shpërthimin misterioz. Akuza i ballafaqon gjermanët me terrorizëm dhe aktivitet për një shërbim sekret.

Ata nuk gëzojnë imunitet

Sipas ekspertit kosovar për kodin penal, Ismet Salihu në rast dënimi i kërënojnë deri në 10 vite burg. "Në rast se vërtetohen aktivitete terroriste të tyre, atëherë ata nuk gëzojnë imunitet." Të dyshuarit, që me gjasë janë përgjuar nga specialistë të njësisë antiterror në vendngjarje, këmbëngulin në pafajësinë e tyre. Sipas tyre ata kishin kërkuar në venngjarje vetëm për të dhëna. Por është e pasigurtë nëse ata do të lirohen shpejt. Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane, kolget në Kosovë nuk po tregohen aq kooperativë.

Deputeti gjerman i të gjelbërve, Hans-Christian Ströbele kërkon sqarim të shpejtë të një rasti tepër të paqartë: "Të gjithë kësaj historie i vjen era intringë, gjë që mund të ketë të bëjë me qeverinë kosovare dhe interesat e tyre, por ka mundësi edhe me shërbimet e tejra sekrete- apo me drejtësinë e atjeshme."

Motivi mbetet i pasqaruar

Motivi i gjermanëve mbetet fare i pasqaruar, megjithë provat që mund t'i rëndojnë ata. Pala akuzuese thotë se tre njërëzit e BND-s kanë dashur që me shpërthimin të pengojnë misionin e planifikuar të BE në Kosovë. Para angazhimit të palodhëshm të Gjermanisë në çështjen EULEX, kjo tingëllon groteske. Në qarqet gjermane të sigurisë dëgjohen edhe zëra se kjo më shumë mund të jetë refleks i një luftë të brendshme për pushtet brenda udhëheqjes kosovare.

DW.COM

  • Data 24.11.2008
  • Autor Andresa Mühlbeger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G10B
  • Data 24.11.2008
  • Autor Andresa Mühlbeger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G10B