1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Biden: SHBA-ja mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit në BE

Joe Biden u takua në Beograd me presidentin Boris Tadiq dhe zyrtarë të tjerë serbë. SHBA-ja e interesuar për një fillim të ri në raporte me Serbinë. Për çështjen e Kosovës, palët mbeten në qëndrime të kundërta.

Joe Biden dhe Boris Tadiq - qëndrime të kundërta për Kosovën

Joe Biden dhe Boris Tadiq - qëndrime të kundërta për Kosovën

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dëshmoi se administrata amerikane vazhdon t'i kushtojë një rëndësi të veçantë situatës në Evropën Juglindore, ku Serbia luan një rol të rëndësishëm. Pas takimit me presidentin Boris Tadiq, Biden theksoi se SHBA-ja është e interesuar për një fillim të ri të marrëdhënieve me Serbinë.

"Kemi biseduar për rivendosjen e marrëdhënieve", theksoi Biden duke shtuar se Uashingtoni e mbështetë afrimin e Serbisë drejt strukturave euroatlantike.

Biden mbështeti Serbinë

Biden mbështeti Serbinë

"Shtetetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian", theksoi Biden duke shtuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për mbështetjen e Serbisë në përpjekjet për anëtarësim në BE. Por Beogradi duhet të ndërtojë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duhet të ndihmojë në ndërtimin e shtetit multietnik në Bosnje-Hercegovinë dhe të përmbyllë me sukses bashkëpunimin me tribunalin e Hagës.

"Ky kapitull duhet të mbyllet", nënvizoi Biden. Sipas tij, Serbia paraqet një prej faktorëve më të rëndësishëm për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së plotë në Evropën Juglindore.

Qëndrime të kundërta për Kosovën

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq bëri të ditur se palët mbeten në qëndrime të kundërta, sa i përket pavarësisë së Kosovës. "Dua të theksojë edhe një herë se Serbia e trajton shpalljen e njëanëshme të pavarësisë së krahinës së saj jugore, shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Serbia nuk e njeh nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Është e drejtë legjitime e Serbisë që interesat e saj t'i mbrojë me mjete paqësore, demokratike dhe juridike", nënvizoi Tadiq.

US Vizepräsident Joe Biden mit Boris Tadic in Belgrad Serbien

Zëvendëspresidenti Biden në Beograd u takua edhe me kryeministrin Mirko Cvetkoviq, disa ministra dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar. Me kryeministrin Cvetkoviq u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa me ministrin e Mbrojtjes, Dragan Shutanovac për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak. Siç u paralajmërua me parë, me ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq nuk u zhvillua ndonjë takim i veçantë.

Autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për sigurinë e zyrtarit më të lartë amerikan që vizitoi Serbinë në tri dekadat e fundit. Në Beograd ishte më parë ish-presidenti Jimmy Carter, në vitin 1980. Për sigurinë e Bidenit janë angazhuar me mijëra forca të policisë dhe shërbimeve të ndryshme. Rrugët ku kalonte delegacioni amerikan ishin të mbyllura për vetura dhe këmbësorë. Ndërsa mbi Beogradin kohë pas kohe fluturonte një helikopterr.

Megjithë paralajmërimet e mëparshme, Biden nuk vizitoi parlamentin e Serbisë, ku radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, kishin vendosur parulla ofenduese ndaj zëvendëspesidentit amerikan. Radikalët dhe disa parti tjera kërkonin largimin e Bidenit nga Beogradi, duke e quajtur kriminel lufte për shkak të angazhimit të tij në bombardimin e objektivave serbe. Për dallim prej këtyre partive opozitare, partitë në pushtet përshëndetën këtë vizitë.

Biden mund të vizitojë manastirin e Deçanit

Ndërkohë krerët e Kishës Ortodokse Serbe e kanë anulular vendimin e peshkopit Artemije, i cili i kishte ndaluar Bidenit që sot ta vizitojë manastirin e Deçanit. Krerët e Kishës në Beograd kumtuan se Biden mund të shkojë në këtë manastir, sepse ndalimi i vizitës do të ishte në kundërshtim me parimet tradicionale të mikëpritjes së krishterë.

Biden në Beograd ishte i shoqëruar nga bashkëpuntorë amerikanë dhe i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, Javier Solana.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Sonila Sand

  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HuWY
  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HuWY