1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Besimtarët ortodoksë në Kosovë kremtojnë festën e Krishtlindjeve

Në ceremoninë e Krishtlindjeve në Kosovë nuk është lejuar të merrte pjesë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Mesha kryesore e Krishtlindjeve Ortodokse u mbajt në Manastirin e Graçanicës nga peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, i cili në prani të qindra besimtarëve, të komandantit të KFOR-it Volker Halbauer, të përfaqësuesit të BE-së Samuel Zhbogar dhe të diplomatëve të lexoi dërgesën e patriarkut të Kishë s Ortodokse Serbe Irinej, ku bëhej thirrje për dashuri dhe paqe.

Në ceremoni ishte dhe Aleksandër Vulin, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Besimtarët ortodoksë i uroi për Krishtlindje me një telegram urimi dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ndër të tjera aty thuhej se kjo feste e gjen Kosovën duke përmbushur agjendën e saj evropiane, të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet dhe me një synim të qartë për t'u bërë pjesë e vlerave evropiane, duke u integruar në BE dhe në NATO.

Në ceremoninë e Krishtlindjeve në Kosovë nuk është lejuar të merrte pjesë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili është kthyer prapa nga EULEKS-i me urdhër të autoriteteve të Kosovës.