1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni në gjykatë - Kronologji

Korrupsioni, falsifikim bilancesh, mashtrim fiskal, seks me të mitura - lista e akuzave kundër Silvio Berluskoni është e gjatë.

· Që në vitin 1990, katër vjet para se të bëhej kryeministër Berluskoni është dënuar për dëshmi të rreme. Ky vendim u konfirmua edhe prej Gjykatës së Apelit. Berluskoni nuk e vuajti dënimin për shkak të një amnistie.

· Në vitin 1995 procesi tjetër. Akuza: Mashtrim fiskal në blerjen e vilës së tij luksoze në Macherio. Berluskoni shpëton nga dënimi për shkak të parashkrimit të veprës penale.

· 1995: një proces i ri për falsifikim bilancesh në vitet 1980 gjatë blerjes së kompanisë së filmit Medusa nga ReteItalia, një degë e holdingut të Berluskonit Fininvest. 1997 shpallet vendimi: 16 muaj burg. Në vitin 2000, ai shpallet i pafajshëm prej Gjykatës së Apelit.

· 1996: një proces tjetër për falsifikim bilancesh. Në shtator 2005 Berlusconi lirohet nga akuza e All-Iberia. Falë ndryshimit të ligjit prej një nga qeveritë e tij akuzat nuk përbëjnë më vepër penale.

· Korruptim i gjyqtarëve është akuza në një proces, i cili hapet kundër Berluskonit në vitin 1998. Fjala është në lidhje me blerjen e koncernit bujqësor shtetëror SME nga industrialisti Carlo de Benedetti. 2004 edhe ky proces ndërpritet për shkak të parashkrimit.

· Korrik 1998: 33 muaj burgim për shkak të korruptimit të një punonjësve të zyrës së tatimeve dhe taksave, që ishin përgjegjës për Fininvest. Në maj 2000 procesi i apelit mbyllet për shkak të parashkrimit.

· Po në korrik 1998: dënim me 28 muaj burgim për financim ilegal të partisë. Një vit më pas procesi i apelit mbyllet për shkak të parashkrimit.

· 2001: Berluskoni akuzohet për korruptim të gjykatave të Romës në blerjen e shtëpisë botuese Mondadori. Gjyqtarët e mbyllën procesin për shkak të parashkrimit .

· 2002 mbyllet po për shkak të parashkrimit procesi për blerjen me para të pataksuara i një lojtari për AC Milan në vitin 1992, kur Berluskoni ishte president i këtij klubi.

· 2005: Skandal financiar për shoqërinë e sigurimeve "Unipol". Dënimi më 7. mars 2013: një vit heqje lirie. Avokatët e kalojnë çështjen në apel.

· Nga 2003 deri 2013 procesi kundër "Mediaset", për evazion fiskal, korrupsion, të drejtat për blerjene filmave etj. Gjykata e Kasacionit në Romë e dënon Berluskonin me një vit punë sociale dhe përjashtim për dy vjet nga postet publike.

· Nga 11 shkurti 2013 hetime per korrupsion dhe financim ilegash të partive. Berluskoniduhet t'i ketë paguar deputetit Sergio De Gregorio tre milionë euro që të dilte nga qeveria e qendrës së majtë e Romano Prodit dhe të kalonte tek partia e Berluskonit në opozitë.

· 2011: akuza për çështjen "Ruby" për shpërdorim posti dhe marrëdhënie seksuale me të mitur. Vendimi në shkallën e parë më 24 qershor 2013: 7 vjet heqje lirie, përjashtim i përjetshëm nga postet zyrtare. Berluskoni shpallet i pafajshëm nga gjykata e apelit.

· Nga viti 2014 hetime të reja: Berluskoni duhet të ketë paguar Gianpaola Tarantinin për të bërë dëshmi të rreme në gjykatë. Fjala është për procesin "Escort" për prostitucion të organizuar. Berluskoni së bashku me 6 persona të tjerë - ndër ta Emilio Fede, ish-kryeredaktori i TG 4, Lele Mora, ish-manaxher për showgirls dhe ish-politikania lokale Nicole Minetti - kanë paguar femra të reja që të merrnin pjesë nga shtatori 2008 deri në mars 2009 në Bunga-Bunga-Partys.