1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni me parti të re

Silvio Berlusconi prezantoi të hënën në darkë në Romë një parti të re dhe mbi të gjitha një Berluskon të ri. Një Berluskon, që pranon hapur problemet e kampit të qendrës së djathtë, që i zgjat dorën për dialog qeverisë

default

Silvio Berlusconi

Aleanca e dikurshme e qendrës së djathtë "Shtëpia e Lirisë" po shkërmoqet, tha Berluskoni dhe koha e konfrontimit mes kampit të majtë dhe të djathtë i takon së kaluarës: "Unë kam rreth një vit e gjysmë që nuk kam organizuar më ndonjë takim të nivelit të lartë të "Shtëpisë së Lirisë", sepse kisha frikë se një gjë e tillë do të vuloste largimin e disa partive të rëndësishme prej kësaj aleance. Në fund më duhej të pranoja se bipolarizimi që krijova në Itali për momentin nuk mund të funksionojë për shkak të fragmentarizmit të spektrit politik."

Romano Prodi und Silvio Berlusconi

Romano Prodi dhe Silvio Berlusconi

Forcë të re politike në vend të "Forza Italia-s"

Nisur nga kjo politikani 71-vjeçar deklaroi, se si pasojë do të shpërbëjë partinë e tij Forza Italia për të themelura një forcë të re politike. „Me propozimin për krijimin e një partie të re ne duam të bëhemi një forcë e rëndësishme politike. Ne do të jemi të hapur për dialog me palën tjetër politike."

Me ofertën për dialog me qeverinë e qendrës së majtë të Romano Prodit, Berluskoni i përulet presionit të partnerëve të vet të koalicionit, sidomos të demo-kristianëve dhe të konservatorëve të djathtë Alleanza Nazionale. Këto parti e kishin kritikuar muajt e fundit multimiliarderin Berluskoni, se kursi i tij i konfrontimit me qeverinë nuk ka qenë aspak i sukseshëm.

Alessandra Mussolini, në një manifestim të Alleanza Nazionale kundër qeverisë së Romano Prodit, Romë 13 tetor 2007

Alessandra Mussolini, në një manifestim të Alleanza Nazionale kundër qeverisë së Romano Prodit, Romë 13 tetor 2007

Berluskoni nuk mundi të rrëzonte Prodin

Përpjekja deri tani e fundit e Berluskonit për ta përmbysur Prodin dështoi javën e kaluar ,kur qeveria arriti ta miratonte buxhetin në senat. Tani Berluskoni synon të hyjë në bisedime me Prodin për të vendosur ndër të tjera edhe një ligj të ri për zgjedhjet.

Sa i përket partisë së re Berluskoni tha se, në ndryshim nga partia e deritanishme Forza Italia, të cilën ai e kishte drejtuar si një sipërmarrje private, ajo do të karakterizohet prej demokracisë së brendshme partiake. Në partinë e re funksionet drejtuese do të përcaktohen përmes votimit. "Partia e popullit italian për liritë" në të cilën do të bëjë pjesë në radhë të parë partia e vjetër "Forza Italia" pritet të themelohet më 2 dhjetor.

  • Data 21.11.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CNQe
  • Data 21.11.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CNQe