1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni inskenon rikthimin në skenën politike

Njëherë thotë se do të kandidojë, njëherë jo. Lëkundja e zvarritja ka kohë që bën pjesë në taktikat e ish-kryeministrit italian - për të fituar popullaritet.Berluskoni duhet llogaritur ende.

Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni preferon q­ë k­ët­ë ver­ë ta tregoj­ë veten n­ë form­ë sportive dhe jo i rrethuar nga bukuroshe me rroba banjo. Nj­ë gazet­ë bulevardeske q­ë ka simpati p­ër t­ë publikoi fotografi t­ë 75 vjeçarit duke b­ër­ë vrap. Mjeku personal i Berluskonit, Alberto Zangrillo thot­ë se Berluskoni g­ëzon nj­ë sh­ëndet si asnj­ëher­ë m­ë par­ë. Prandaj ai mund ta harroj­ë pushimin n­ë plazh n­ë vil­ën e tij n­ë Milano dhe t­ë vras­ë mendjen n­ë dhom­ën e tij t­ë pun­ës n­ë Milano se si mund t­ë rikthehet n­ë sken­ën politike. Sepse Silvio Berluskoni k­ërkon ta provoj­ë edhe njëher­ë fatin. Edhe n­ëse nuk e pranon hapur. L­ëkundja e zvarritja ka koh­ë q­ë b­ën pjes­ë n­ë taktikat e tij. Por megjith­ëse b­ën sikur nuk ka d­ëshir­ë, ka shum­ë gjasa q­ë Berluskoni t­ë jet­ë n­ë zgjedhjet parlamentare t­ë vitit 2013 s­ërish kandidati kryesor i partis­ë s­ë tij Popolo dela Liberta.

Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni - po shkon apo po kthehet?!

Po, a ka ai akoma shanse t'i b­ëj­ë p­ër vete zgjedh­ësit? "Berluskonit i vijn­ë ndore surprizat. Ai ­ësht­ë nj­ë njeri q­ë sido q­ë ta hedhin bie n­ë k­ëmb­ë dhe sa m­ë t­ë dob­ëta t­ë jen­ë shanset e tij, aq m­ë shum­ë vrull fiton ai." K­ështu gjykon eksperti milanez i mediave, Giorgo Grossi. Berluskoni ­ësht­ë edhe nj­ë tip q­ë i p­ëlqen t­ë prij­ë kopen­ë dhe nuk e dha vullntarisht dor­ëheqjen si kryeminist­ër. As kritikat p­ër korrupsion, as vendimet e gjyqeve dhe as skandali i mbr­ëmjeve t­ë seksit me vajza t­ë reja nuk e rrëzuan dot nga kali. Ishin tregjet financiare q­ë deklaruan n­ë shtator 2011 n­ë m­ënyr­ë masive se nuk i besojn­ë m­ë Italis­ë, duke e detyruar Berluskonin t­ë jepte dorëheqjen. Interesat p­ër kredit­ë shtet­ërore u ngrit­ën n­ë m­ënyr­ë t­ë rrezikshme dhe presidenti i vendit, Giorgio Napolitano t­ërhoqi fren­ën e emergjenc­ës duke em­ëruar shpejt nj­ë qeveri tranzitore n­ën drejtimin e profesorit t­ë ekonomis­ë, Mario Monti.

Spektak­ël i madh pa p­ërmbajtje?

Mario Monti

Mario Monti

Nd­ërkoh­ë, euforia p­ër zellin reformues dhe programet e kursimit t­ë qeveris­ë Monti ka r­ën­ë. Si n­ë tregjet financiare, ashtu edhe n­ë Itali. Gjithnj­ë e m­ë shum­ë italian­ë rënkojn­ë nga barra e kursimeve n­ë fush­ën sociale dhe n­ë sh­ëndet­ësi, ankohen p­ër rritjen e mosh­ës s­ë daljes n­ë pension dhe p­ër taksat e reja. Dhe Berluskoni përpiqet t­ë fitoj­ë pik­ë s­ërish me thirrje populiste, si ajo q­ë k­ërkon ta nxjerr­ë jasht­ë Gjermanin­ë nga eurozona, n­ëse ajo nuk ­ësht­ë dakord t­ë mbaj­ë q­ëndrim solidar. Pra Gjermania duhet t­ë paguaj­ë. Po tjet­ër, çfar­ë mund t­ë ofroj­ë Berluskoni? Spektak­ël shum­ëngjyr­ësh, si gjithmon­ë. Ka disa jav­ë q­ë ai po shp­ërndan fjal­ë se do t­ë rikthehet n­ë parketin politik. Koleg­ët i qen­ë lutur me t­ë madhe q­ë t­ë kandidoj­ë s­ërish n­ë zgjedhjet e ardhshme dhe beniamini i tij, Angelino Alfano, t­ë cilin kishin filluar ta shihnin si kandidatin e ri shkroi si nx­ën­ës i mir­ë n­ë twitter se edhe ai i kishte k­ërkuar Berluskonit t­ë merrte drejtimin. N­ë fakt, partia e tij, pa t­ë, themeluesin dhe sponsorin financiar nuk ­ësht­ë gj­ë tjet­ër veçse nj­ë grumbull amator­ësh t­ë politik­ës. Lajkaxhinjt­ë e m­ëdhenj dhe grat­ë me trupe model kan­ë b­ërë karriera t­ë shk­ëlqyera, kurse t­ë kuptuarit e politik­ës nuk ka qen­ë kualifikim i r­ënd­ësish­ëm p­ër postet n­ë parti dhe politik­ë.

Grupi i fansave jeton

Italian­ët jan­ë t­ë pavendosur. "Çfar­ë mund t­ë na ofroj­ë akoma Berluskoni?" pyesin Angelo Biretta dhe Corrado della porta, t­ë dy n­ë mes t­ë t­ë 40-ave. Jan­ë pik­ërisht m­ë t­ë rinjt­ë, njer­ëzit e interesuar p­ër politik­ë q­ë k­ërkojn­ë nj­ë fillim t­ë ri dhe q­ë nuk duan të shohin m­ë "fytyrat e vjetra".

Q­ë kriza ­ësht­ë edhe faji i Berluskonit, k­ët­ë e besojn­ë m­ë pak italian­ë se mund t­ë mendohet. "Kriza ­ësht­ë globale dhe jo e krijuar n­ë vend", thot­ë kamerierja Floriana Bassi nd­ërsa v­ëllai i saj, Alberto plot­ëson:"Ndoshta, si sip­ërmarr­ës Berluskoni ­është ai q­ë e kupton m­ë mir­ë, si mund t­ë dalim nga situata."