1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Berluskoni - dimissoni" - Protesta masive kundër kryeministrit italian në Romë

Në kryeqytetin italian dhjetëra mijëra demonstrues kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Silvio Berluskoni. Organizatorët flasin për 350 mijë pjesëmarrës në këtë demonstratë, ndërsa policia për 90 mijë.

Demonstrata masive në Romë

Demonstrata masive në Romë

Kjo ishte protesta e parë e organizuar në Itali pothuajse vetëm përmes njoftimeve në internet. Sindikatat, organizatat me orientim të majtë, Partia e hetuesve të dikurshëm anti-korruspion dhe ministri Antonio Di Pietro përkrahën të ashtuquajturën "No Berlusconi Day".

No Berlusconi Day

"No Berlusconi Day"

"Berluskoni - dimissioni." - "Berluskoni - dorëheqje".

Kërkesa është e qartë: Berluskoni duhet të japë dorëheqjen. Dhe ku duhet të shkoj pastaj: më së miri në burg. Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në qendër të Romës. Atyre iu ka ardhur në maje të hundës Berluskoni: politika e tij, skandalet e tij seksuale dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme që përmes ndryshimit të ligjeve të pengojë proceset e ndjekjes penale.

"Ka shumë vite që e them se është arritur pika e nivelit më të ulët. Dhe tani me të vërtetë ndodhemi në atë pikë. Të shkatërrohet tërë sistemi juridik i një vendi për interesat e një njeriu, është e tepërt", sqaron një protestues.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni

Sidoqoftë lajmet e mira nuk mungojnë as për protestuesit. Në Milano sapo është rihapur procedura për një proces korrupsioni kundër Berluskonit pasi që Gjykata e Lartë Kushtetuese nuk miratoi një ligj imuniteti.

Jo shumë të këndshme janë për Berluskonin edhe akuzat se më herët ka pasur lidhje me mafien. Ai ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si akuza qesharake. Kryeministri e quan veten me kënaqësi si prijës të luftës kundër mafies. Kështu që arrestimi i fundit i dy prej bosëve të mafies më të kërkuar në Itali, njëri prej tyre Gianni Nicchi - numri dy i 'Cosa Nostrës' siciliane shkon në favor të kryeministrit Berluskoni.

Në Berlin protestohet kundër 'kontrollit të medieve'

Në Berlin protestohet kundër 'kontrollit të medieve'

Përveçse në kryeqytetin italian protesta kundër Berluskonit ka patur edhe në metropolet e tjera botërore si në Berlin, Londër, Paris, Nju Jork, Sidnej, Rabat dhe në qytet të tjera. Protesta në Berlin u zhvillua nën moton: "Shpëtoni Italinë, shpëtoni demokracinë. Berluskoni duhet të japi dorëheqje". Protesta në kryeqytetin gjerman drejtohej ndër të tjera kundër "kontrollit të pashembullt në botë të medieve" që ushtron Berluskoni në Itali.

Autor: Alexander Rosenberg / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

DW.COM

  • Data 06.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KrEJ
  • Data 06.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KrEJ