1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berlusconi përballë Bersanit - Italia në krizë

"Unë futem në garë për të fituar." Silvio Berluskoni kërkon të rikthehet në krye, pas dorëheqjes së sinjalizuar të kryeministrit të Italisë, Mario Monti. Por ka kohë që ekzistojnë favoritë të tjerë.

Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

"Tani rishfaqet Berlusconi dhe kërkon të na hedhë pesë vjet pas". Pier Ferdinando Casini, kryetar i kristjandemokratëve italianë dhe konkurent politik, reagoi, siç pritej në mënyrë kritike ndaj kandidaturës së shpallur të Silvio Berlusconit. Kjo në një kohë kur italianët kanë më se një vit që po kalojnë nwpër sakrifica të mëdha, për të penguar një rënie të si në Greqi, deklaroi ai në televizionin shtetëror.

Peizazhi politik i Italisë në fundjavë ndryshoi sërish. Kryeministri pa parti Mario Monti - në pushtet që prej 13 muajsh- e sheh veten të lënë në baltë nga partia e Berlusconit "Popolo della liberta" (PdL). PdL refuzoi t'i japë mbështetje Montit në të dyja dhomat e parlamentit. Tani Monti kërkon të japë dorëheqjen, sapo të miratohet një ligj i rëndësishëm për stabilitetin dhe buxhetin. Ky ligj mund të miratohet që para Krishtlindjeve, zgjedhjet e reja do të jenë të mundura në shkurt ose në mars 2013.

Baza e Berlusconit lëkundet

Që 75 vjeçari Berlusconi të arrijë të bëhet për herë të pestë kryeministër, kjo konsiderohet me pak shanse nga thuajse të gjithë vëzhguesit. Në anketime ai rezulton me rreth 15 përqind pas Pier Luigi Bersanit, i partisë kristjan-sociale "Partito Democratico" (PD). Bersani do të merrte dyfishin e votave.

Rudold Lill, ekspert pë Italinë dhe historian nga Këlni, mendon se deklarata e Berluskonit është "irracionale". Ka pak shanse që ai të arrijë ta krye përmbysjen, përballë asaj që ka gatuar në Itali.

Pier Luigi Bersani

Pier Luigi Bersani

Kuptim i ndryshëm i demokracisë

Partia Mes - i Majtë, PD mbajti këtë vit zgjedhje të shtrenjta, me miliona pjesëmarrës, si fitimtar i të cilave doli në fund, Pier Luigi Bersani. Në partinë e Berluskonit, PdL, punët ecën ndryshe. Aty zgjedhjet paraprake u penguan për shkak të mosmarrëveshjeve brendapartiake, në radhë të parë përmes Berlusconit, i cili në fund e shpalli veten kryetar.

"Partia Mes i Majtë ka struktura demokratike, ndërsa "Popolo della Liberta" është e strukturuar në mënyrë autoritare," i krahason Rudolf Lill dy sistemet partiake.

Koha e Bersanit duket se ka ardhur

Ekspertët presin tani një fushatë elektorale populiste të makinerisë mediale të Berluskonit. Por nga pikëpamja politike, të tjerë ka kohë që ia kanë kaluar atij. Bersani është një prej tyre. Kritikë e akuzojnë Bersanin se është shumë i ngatërruar me lidhjet me komunistët dhe sindikatat. Megjithatë "ai është çliruar në masë të madhe prej tyre dhe është një udhëheqës demokratik në krye të njërës prej partive më të forta italiane," është i bindur Lill. Bersani tymos me dëshirë puro dhe lë përshtypjen e një njeriu të gëzuar dhe me këmbë në tokë. Eksperti i politikës Lill e sheh atë si pasardhës të mirë për Mario Montin. Ai mund ta vazhdojë në mënyrë të arsyeshme kursin e tij të reformave me shpresë për të arritur një rimëkëmbje ekonomike.

Autor: Klaus Jansen/Auron Dodi