1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlini rrëzon shpresat para samitit të BE-së për krizën

Qeveria gjermane ka paralajmëruar nga shpresat e mëdha për zgjidhjen e krizës së borxheve, para samitit të BE-së. Menjëherë bursat e Frankfurtit e Nju Jorkut reaguan me humbje. Receta e duhur ende nuk po gjendet.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Jo shumë larg, por në fundjavë ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, kishte theksuar pas takimit të G20-s në Paris se vendet e eurozonës do të paraqisnin një paketë të zgjeruar për zgjidhjen e krizës së borxheve deri në samitin e BE-së të dielën. Shtypi madje raportoi për një "masterplan" gjermano-francez". Por tani qeveria gjermane ka shkelur frenat.

Hapa të rëndësishëm për një rrugë të gjatë

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert uli pritshmëritë para samitit të BE-së. Ai i cilësoi ato si "hapa të rëndësishëm pune të një rruge të gjatë". Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të qartë se nuk mund të realizohet ëndrra që me një paketë masash të zgjidhet përfundimisht kriza, dhe gjithçka të marrë fund. Megjithatë në Bruksel ekziston shpresa që "që të ecet dukshëm përpara", tha Seibert.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert

Vendet e eurozonës duan në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve  të Europës, (23.10.2011) të paraqesin një paketë zgjidhjesh për krizën. Pritet një koncept i bazuar mirë për shpëtimin e Greqisë së zhytur në borxhe. Seibert tha se po përgatitet një paketë e tillë dhe po diskutohet. Këtu bën pjesë edhe stabilizimi i sektorit bankar përmes një rekapitalizimi të bankave. Merkel do të paraqesë pikat kryesore të kursit së saj në një deklaratë para Bundestagut të premten.

Bien tregjet e aksioneve

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Seibert nuk u shpreh për përfshirjen e bankave në shpëtimin e Greqisë. Ndërkohë ministri i Financave, Schäuble nuk e kishte përjashtuar këtë mundësi. Bankat deri më tani janë dakord vetëm të heqin dorë vullnetarisht për 21% të kredive dhe janë gati të ofrojnë kredi me afate më të gjata.

Dyshimet për aftësinë në zgjidhjen e krizës kanë sjellë humbje të mëdha në tregjet botërore të aksioneve. Dax humbi 1,8% të vlerës, ndërsa Dow Jones 2,1%.

Autor: Pia Gramm/Lindita Arapi

Redaktoi: Amarildo Topi