1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Berlini pa mure" - Intervistë me diplomatin shqiptar Jorgji Kote

Në 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit diplomati shqiptar Jorgji Kote ka botuar në Tiranë librin "Berlini pa mure". Një retrospektivë e ngjarjeve, mbresave dhe reflektimeve përn rënien e "Perdes së Hekurt".

Berlini pa mure i Jorgji Kotes

"Berlini pa mure" i Jorgji Kotes

Intervistë me diplomatin shqiptar Jorgji Kote, i cili ka botuar sot në Tiranë librin "Berlini pa mure", një retrospektivë e ngjarjeve, mbresave dhe reflektimeve për atë ndodhi para, gjatë dhe pas rënies së murit të Berlinit. Ish ministri këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Berlin në vitet 2001 - 2005, ka në fokus të botimit të tij dhe dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve, protagonistët dhe etapat e këtij bashkëpunimi.

Deutsche Welle : Zoti Kote, si e keni përjetuar rënien e murit të Berlinit?

Jorgji Kote : Atë mbrëmje nëntori ndodheshim në shtëpi dhe nëpërmjet kanaleve televizive e pamë atë që ndodhte në Berlin. E shikonte gjithë bota që hapeshin portat e Branderburgut, ku gjermanolindorët bashkoheshin me shokët, miqtë, vëllezërit, të afërmit në pjesën përendimore. Është e pamundur që të përshkruaj entuziazmin, mallëngjimin në ato momente kur shikoje njerëz që përqafoheshin duke qarë e duke shtrënguar duart. Vërtet është një gjë e papërshkrueshme.

Deutsche Welle : Sa ndikoi kjo ngjarje në zhvillimet e mëpasme në Shqipëri?

Jorgji Kote : Ndikimi i saj ishte epokal. Pavarësisht ashpërsisë së diktaturës në Shqipëri, si vëndi më i izoluar. Nuk vonoi shumë dhe sic dihet pas një viti megjithë rezistencën e madhe të nomeklaturës të asaj kohe erdhi nëntori i vitit 1990. Kur filloi lëvizja e madhe studentore, u krijua partia e parë opozitare, u prazantua pra pluralizmi politik në Shqipëri.

Deutsche Welle : 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit ju vini para lexuesve shqiptarë me librin "Berlini pa mure". Cila është përmbajtja e tij?

Jorgji Kote

Jorgji Kote

Jorgji Kote : Është e vërtetë, e kam si një dhuratë modeste në kuadër të këtij përvjetori të madh. ka ngjarje, mbresa reflektime, Jo thjesht vetëm të miat, por dhe të mjaft qytetarëve të tjerë si unë. Mbi Berlinin, mbi historinë e tij. Kryesisht trajtohet historia e ngritjes së murit, strategjive për rrëzimin e tij dhe përmbysja e murit të Berlinit. Por unë kam tentuar që nëpërmjet kritikave, opinioneve dhe analizave të mia dhe mjaft ekspertëve gjarmanë e ndërkombëtarë që të shkojë më gjerë se kaq. Se muri i Berlinit. Nuk u ngrit në një vit. Ai ka disa shkaqe dhe disa arsye që shkojnë deri në kohën e Bismarkut, tek Lufta e Parë Botërore, tek Lufta e Dytë Botërore dero sa ra muri. Gjithashtu në këtë libër i kam kushtuar vëmendje dhe marrëdhënieve gjermano shqiptare, aspekteve njerëzore, nëpërmjet një galerie personazhesh politikë gjermanë, të cilët kanë kontribuar shumë për miqësinë shqiptaro-gjermane. Ashtu si kundër dhe përfaqësues të medias, të biznesit, të kontakteve kulturore etj. Për të gjitha ato personalitete gjermane, por dhe për rininë shqiptare, për levizjen e dhjetorit në Shqipëri, për ish të përndjekurit e të persekutuarit politikë, të cilët kontribuan në rënien e mureve dhe të bunkerpolitikës shqiptare.

Autor : Arben Muka

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KRpP
  • Data 09.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KRpP