1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlini në frontin diplomatik

Ofensiva e xhihadistëve në Irak ka alarmuar dhe qeverinë gjermane dhe Gjermania është duke punuar në një linjë të përbashkët evropiane.

Lufta kundër terroristëve ISIS në Irak është nga perspektiva e Berlinit në radhë të parë detyrë e shtetit irakian, për stabilizimin e të cilit vitet e fundit ka rrjedhur edhe nga Gjermania ndihmë e konsiderueshme financiare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schëäer tha të hënën (16.06.2014) se SHBA dhe aleatët evropianë janë të një mendjeje se "shteti sovran i Irakut dhe qeveria e tij duhet të sigurojë që ky lloj terrorizmi të mos zërë vend në Irak." Qëllimi është që në Bagdad të formohet një qeveri që është e aftë për të vepruar përtej kufijëve rajonalë dhe konfesionalë.

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier kritikoi që në fundjavë ashpër "paaftësinë e qeverisë qendrore në Bagdad" për të promovuar përmes përfshirjes së të gjitha grupeve dhe rajoneve të popullsisë, stabilitetin e vendit. Ndihma ndërkombëtare, përfshirë dhe 400 milionë euro në dhjetë vitet e fundit nga Gjermania, është përdorur në mënyrë joefektive. Pyetjes se çfarë mund të bëjë tani Gjermania, Steinmeier iu përgjigj se pavarësisht "marrëdhënieve tradicionale të qëndrueshme me të gjitha vendet e rajonit." kontributi gjerman nuk duhet të mbivlerësohet. Një konstalacion që në Irak të angazhohen ushtarë gjermanë, Steinmeier nuk mund ta imagjinojë.

Berlini në kontakt me aktorët rajonalë

Gjermania është duke punuar në një linjë të përbashkët evropiane për krizën, njoftoi Ministria e Jashtme. Megjithatë, është e qartë që një zgjidhje paqësore e çdo lloji do të arrihet vetëm kur të gjithë aktorët rajonalë të bashkëpunojnë. Në mesin e aktorëve më të rëndësishëm rajonalë, me të cilët Gjermania mban marrëdhënie të forta, janë Turqia, Irani dhe Arabia Saudite. Kjo është fusha e aktivitetit politik dhe diplomatik të Gjermanisë. Steinmeier do të shkojë më 20.06.2014 në Stamboll për të diskutuar me homologun e tij turk brenda një "dialogu strategjik" për situatën në dhe rreth Irakut.

Steinmeieri ka frikë se në Irak mund të shpërthejë ndonjë luftë mes fuqive rajonale dhe se, sikur tha në një intervistë me "Welt am Sonntag" se Iraku mund të kthehet në një vend pa zot ku të veprojnë terroristët e çdo drejtimi apo islamistët.

Roli i Teheranit dhe i Arabisl Saudite

Në kuadër të bisedimeve me Iranin për programin e tij atomik, Teherani ka shprehur shqetësimin se situata në Irak mund të ndikojë edhe në Iran. Edhe pse nuk thuhet drejtpërdrejt Berlini është i lehtësuar se Irani dhe SHBA me sa duket po afrohen diplomatikisht dhe mund të krijojnë një front të përbashkët kundër rrezikut ndaj terroristëve.

Problematik është për Berlini roli i vendeve të Gjirit Persik. Arabia Saudite dhe Katari janë importues të fuqishëm armatimesh nga Gjermania. Por njëkohësisht këto vende mbështesin edhe ekstremistët islamikë në Siri dhe Irak. Për këtë opozita e Majtë kërkon ndërprerjen e eksporteve ushtarake për këto vende. Po ashtu Jan van Aken, përgjegjës për politikën e jashtme i partisë e Majta në Bundestag, tha se ndërhyrja ushtarake e SHBA para 11 vjetësh në Irak e çoi vendin në luftë civile dhe paralajmëroi ndaj një ndërhyrjeje të re ushtarake amerikane në këtë vend.