1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlini magnet për artistë të rinj

Berlini nuk është i njohur vetëm për numrin e madh të muzeumeve, koleksionarëve dhe tashëgimisë kulturore, por edhe për galeritë dhe një skenë të gjërë të artistëve të rinj.

Grafite dhe art

Një figurë nga gjipsi e një të ri rri ulur mbi tavonë. Me gojë gjysmë të hapur shikon një anije para vetes. Kjo figurë është vendosur në një shtëpi nën drurë të lartë në ateljenë Milchhof, e cila gjendet në mes të skenës kulturore berlineze, në lagjen Prenzlauer Berg.

"Vendi këtu na duket ndërkohë sikur të jemi në një lloj ishulli. Majtas dhe djathtas po ndërtohen gjëra të reja. Dhe ne ende po mbijetojmë këtu, do të thosha. Kjo është shndërruar ndërkohë në një lloj kontrasti", thotë Manfred Fuchs. Ai është që nga viti 1992 një artist në ateljenë e organizatës Milchhof e.V., dhe ka përjetuar fillimin e punës së ateljesë. Këtu pikturon edhe artistja Anne Katrin Stork.

Milchhof

Arti në "Milchhof"

"Në këtë shtëpi punojnë 48 anëtarë të organizatës, por ka dhe njerëz të tjerë që jetojnë me qira. Një kat më poshtë ka dhe grupe muzikore. Dhe një gjë shumë praktike: kur kam nevojë për ndonjë material ose për ndonjë ndihmë tjetër, vetëm trokas në derë të dikujt dhe fqinjët më ndihmojnë", pohon ajo

Artistët dhe bashkëpunimi

Artistët shumicën e kohës, secili për vete, punojnë megjithatë me dyer të mbyllura. Por në kohën e pushimit ata takohen shpesh dhe i ndajnë gjërat që kanë. Me fqinjët të cilët fotografojnë, prodhojnë video, pikturojnë apo bëjnë skulptura.  "Artistët të cilët janë këtu nuk janë vetëm artistë gjermanë, por vijnë edhe nga rajonet dhe vendet tjera, si Australia, Amerika Latine, Rusia, Polonia dhe vendet tjera. Për mua është kjo një dhuratë, sepse mund të flas dhe me të tjerët dhe të zbulojë rrënjët e tyre", pohon Maruscha.

Artistë të rinj

Artistë të rinj

Ajo është një piktore me prejardhje nga Italia. Për shkak të dashurisë, ajo ka ardhur para disa vitesh në Berlin. Por këtu ka dhe shumë të tjerë si ajo, të cilët kërkojnë inspirim në një atmosferë kreative që ofron Berlini. Për artistët e rinj është interesant edhe fakti se ndryshe nga Madridi, Roma, Londra apo Nju Jorku, në Berlin çmimet janë më të lira. Kjo ka bërë që shumë artistë të rinj të mblidhen në këtë qytet.

Berlini atraktiv

"Ndoshta edhe ky është një prej efekteve. E shoh që kur artistë të rinj vijnë këtu në Berlin, janë shumë të kënaqur me kushtet e punës" , thotë Anne Katrin Stork.

Por askush nuk e di se sa artistë jetojnë dhe punojnë në Berlin. Atelje ka me mijëra, të vendosur në shumë zona të dikurshme industriale apo dhe vende të tjera. Në veçanti preferohen lagjet  Krojcberg, Friedrihshajn dhe Prenclauer Berg. Por këto zona qendrore kaherë e kanë zgjuar interesimin edhe të investorëve vendas dhe të huaj. "Artistët më nuk gjejnë vend këtu. Presioni është shumë i madh, sepse qiratë janë rritur shumë, aq shumë sa që shumica prej tyre nuk është në gjendje t'i pagujë", thotë Manfred Fuchs

Çmimet në rritje

Yana Frank

Yana Frank

Në Milchhof një atelje kushton rreth 200 euro, me rrymë dhe ngrohje. Artistët e kanë marrë këtë shtëpi me qira për një kohë të gjatë. Manfred Fuchs thotë se artistët tjerë që kërkojnë vend për punë, duhet të shkojnë në periferi, sikur në Pankov apo në Vajsenze.

"Më duhet një hapësirë dhe për këtë paguaj qira. Se ku gjendet kjo hapësirë dhe çfarë ka pasur këtu më parë, është pak e rëndësishme", thotë Sabine Bibov, një artiste e cila ka ardhur në Berlin nga Hamburgu para pesë vitesh, sepse qiratë në Hamburg janë shumë më të larta. Prej atëherë ajo punon në të ashtuquajturin ”European Creative Center Weissensee”, ECC.

Schatten Shadowland

Schatten Shadowland

Ka vend në periferi të Berlinit megjithatë nuk është aq kreativ sa të duket kur dëgjon emrin. Zona është jo tepër e mirë, me godina të gjata të ndërtuara në vitin 1939. Dikur ka qenë këtu komanda e Bashkimit Sovjetik, selia e shërbimit të sigurimit shtetëror dhe zyra fiskale. Dhjetë vjet godina ishte e zbrazur. Tani këtu janë më shumë se 300 artistë ndërkombëtarë.

"Godina është pak në periferi, por nuk është ndonjë problem tepër i madh", pohon Dario Puggioni. 

Me rëndësi është, siç thotë piktori i ri italian, që çmimi nuk është i lartë, sepse artistët e rinj nuk fitojnë shumë para nga arti. Puggioni punon paralelisht edhe një punë tjetër, si shumë artistë të rinj në Berlin. Për fat të mirë, punë shtesë mund të gjesh më lehtë, për dallim nga një vend për të punuar si artist.

Autor: Silke Bartlick/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama