1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Berlini konfirmon vrasjen e një gjermani në Jemen

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme në Berlin ende nuk ka hollësi rreth ngjarjes së ndodhur në kryeqytetin e Jemenit ku mbeti i vrarë një punonjës i ambasadës gjermane në Sanaa.

default

Ambasada gjermane në Sanaa, 06.10.2013

Ministria e Jashtme konfirmoi vdekjen e një gjermani në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. „Ne duhet të konfirmojmë për fat të keq që një punonjës i sigurimit gjerman i cili punonte në ambasadën gjermane në Sanna, u vra në Jemen, bëri të ditur një zedhënëse në Berlin. Ministria e Jashtme dhe ambasada janë në kontakt me të gjitha autoritetet përkatse si dhe me autoritetet jemene duke u përpjekur që të zbardhin çdo hollësi lidhur me këtë ngjarje. Njoftimet e mëparshme se ambasadorja gjermane ishte objekt për një rrëmbim të mundshëm në kryeqytetin Jemen, u hodh poshtë nga zedhënësja. Këto janë të pasakta, theksoi ajo.

Ambasada gjermane në Sanaa ishte mbyllur fillimisht për dy javë në gusht për shkak të një paralajmërimi akut për një sulm terrorist. Por nuk ishte vetëm ambasada gjermane që u mbyll, përkundrazi edhe shumë përfaqsi perëndimore i mbyllën portat e tyre. Në Jemen është shumë aktiv grupi terrorist i Al Kaidës në Gadishullin arab, (AQAP). Shërbimet sekrete perëndimore e mbajnë këtë grup aktualisht si dega më rrezikshme e rrjetit terrorist në gjithë botën.

Më parë agjencitë në mbarë botën kishin dhënë njoftimin se ambasadorja gjermane Carola Mueller-Holtkemper i ka shpëtuar një tentative për rrëmbimin e saj në kryeqytetin jemen. Ish-ambasadorja gjermane në Shqipëri, prej pak muajsh ka marrë detyrën e re në Jemenin e trazuar, dhe teksa po dilte nga një dyqan në lagjen Hadda të kryeqytetit Sanaa, e shoqëruar nga truproja, disa persona të armatosur tentuan rrëmbimin e saj. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë vetë truproja e saj, i qëlluar për vdekje nga disa persona.